'Nobeli' për letërsi, garë midis favoritësh të përhershëm

'Nobeli' për letërsi, garë midis favoritësh të përhershëm

08:32, 13/10/2016
A+ Aa A-

Midis hamendësimeve e basteve nëpër media teksa bota letrare është angazhuar e gjitha në lojën për t’ia qëlluar se cili prej shkrimtarëve ka gjasat më të mira për të marrë çmimin prestigjioz “Nobel”, emri i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare përmendet së paku dy herë si favorit, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger” e radhit të dytin në mesin e favoritëve - fill pas Milan Kunderës - derisa në listën e top - dhjetëshes së finalistëve sipas basteve të “Ladbrokes”- që përmban shumicën e emrave që ishin përmendur si fitues potencialë vitin e kaluar - Kadare renditet i nënti.

Spekulimeve do t’u jepet fund sot (e enjte) në orën lokale 13:00, kur emri i fituesit do të bëhet publik, një fund që sivjet ka pasur një zgjatje të pazakonshme. Fituesi vjen një javë më vonë sesa zakonisht, siç ka njoftuar Akademia “për shkaqe kalendarike”. Lista e plotë me favoritët, sipas “Ladbrokes” me seli në Britani të Madhe, kryesohet nga Ngugi Wa Thiong’o, që pasohet nga Haruki Murakami, Adonis, Philip Roth, Jon Fosse, Ko Un, Don DeLillo, Javier Marias, Ismail Kadare dhe Joyce Carol Oates.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco