Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Akademiku Artan Fuga: Ja gabimet e Vizion+ që censuroi emisionin kundër Veliajt

Akademiku Artan Fuga: Ja gabimet e Vizion+ që censuroi emisionin kundër Veliajt

22:38, 12/10/2016
A+ Aa A-

Emisioni “Publicus” që u censurua në televizionin Vizion Plus pasi kishte investiguar rastin e landfillit të Sharrës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj dhe denonconte kryebashkiakun Erion Veliaj, ka ngjallur një valë diskutimi në media dhe rrjetet online për censurimin që po i bëhet medias për hir të politikës.

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj këtij rasti të censurës së medias, duke renditur 4 arsye përse televizioni Vizion Plus ka gabuar duke penguar emisionin ‘Publicus’ të transmetohet.

Statusi në Facebook i Akademikut Artan Fuga:

Për televizionin Vizion Plus

Nëse është e vërtetë se reportazhi për landfillin është censuruar, pra nuk është transmetuar, dhe kjo ka qenë arësyeja e ndëshkimit të gazetares, është bërë një gabim i madh.

Nëse nuk është e vërtetë që reportazhi është ndaluar të transmetohet, kërkoj ndjesë.

Miqësisht, unë them se duhet korrigjuar menjëherë.

E para sepse reportazhi tani është parë nga të gjithë. Në kohën e mediave sociale gjithçka del në dritë.

E dyta sepse duke e censuruar, edhe kujt i intereson censura, dëmtohet edhe ai, edhe më shumë, meqë mbart edhe gafën e censurës, pra pranon se i djeg miza.

Ndërkohë kjo palë e akuzuar duhet thirrur dhe i vendosur në dispozicion e gjithë hapësira televizive e duhur per te thene mendimin e vet.

E treta sepse kështu tv dëmton imazhin e vet deritani të vlerësuar nga publiku.

E KATERTA SEPSE EDHE NESE REPORTAZHI KA PASUR PIKA TE DISKUTUESHME, KJO NUK BEHET SHKAK CENSURE. MUND TÊ BEHEN EMISIONE DEBATI KU TE TREGOHEN PIKAT E DISKUTUESHME DUKE IU DHENE FJALA TE GJITHÊ TE INTERESUARVE.

Eshtë koha për të riparuar gjithçka!

Eshtë e shenjtë liria e gazetarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco