Elegji!... TCH-në s’ka kush ta riciklojë...

Elegji!... TCH-në s’ka kush ta riciklojë...

21:17, 12/10/2016
A+ Aa A-

Që prej një vitit ai që konsiderohej televizoni më i madh në vend, po shkon drejt deklinit pa kthim dhe për këtë ka fajtorë në hije ose në dritë. Ato në hije e dinë vetë. Ato në dritë janë publik.

Që me riciklimin e Sokol Ballës në krye të informacionit të Top-Channel, gjërat po shkojë keq e më keq. Një nga edicionet më të shikuara deri dje në orën 19.30 është në venitje shikueshmërie nga rivalët e “Klanit” të cilët parimisht në linjë proqeveritare janë po aq te ethshëm sa edhe TOP-i, por ama në identifikimin e lajmeve janë shumë herë më dinjitozë sesa kanali që dikur ishte në Top.

Mjafton të shikosh titullin që Sokol Balla ka përzgjedhur për të prezantuar lajmin e takimit të Kreut të Shtetit me përfaësuesit e grupit të interesit pro importit të mbetjeve për të kuptuar derexhenë e një kanali. Nishani takon "'mbetjet'- është ndoshta një nga titujt më të turpshëm të një drejtori informacioni i cili vetëm një ditë më parë kishte ngatërruar "fasonët" me "masonët".

Të trajtosh një nga takimet më të rëndesishme te ditës për nga debati në vend si një takim të Nishanit me mbejtjet, në tentativë për të zhbërë rëndësinë e vendimarrjes së Kreut të Shtetit është cinizëm i pakufijshëm. Top-Channel nuk është më një pronë private e atyre që e kanë marrë në përdorim atë ekran, që prej ditës që ky televizion ka një liçensë kombëtare. Kjo liçencë nuk iu dha TOP-it si mundësi për të 10-fishuar tarifat e reklamave dhe gjobave që vihen në emër te TOP-it nga mëngjësi në mëngjes.

Liçensimi kombëtar i Top-Channel qe një mirënjohje dhe një nxitje për një ekran që fliste fort shqip në të gjitha trojet shqiptare dhe sot ka mbyllur byrotë e lajmeve në Kosovë e në Maqedoni sipas projektit pa projekt të Sokol Ballës. Top-Channel është sot mishërimi i revolucionit mediatik shqiptar që po ha bijtë e vet, i fundit ishte Mentor Kikia kryeredaktor që prej ditës së parë në këtë televizion e sot i papunë se nuk i pëlqen Sokol Ballës. Dhe duket se tashmë, ëndrra pak nga pak po mbaron!...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco