Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Ikin dritat në teatër, shfaqja shpëton falë gjeneratorit

Ikin dritat në teatër, shfaqja shpëton falë gjeneratorit

15:46, 11/10/2016
A+ Aa A-

Kur koreografi spanjoll Pere Faura, i tha po, ftesës së Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Konteporan, për të sjellë në Tiranë, “Striptease”, të vetmen gjë për të cilën nuk ishte përgatitur, ishte mungesa e energjisë elektrikë në teatër, atë Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Shfaqja e vlerësuar nga “Aeroeaves” si një nga 20 shfaqjet më të mira bashkëkohore për vitin 2015, nisi me një orë vonesë. Shpëtimi nga dështimi i shfaqjes erdhi pasi drejtuesi i festivalit kontaktoi me drejtues të OSHEE dhe këta të fundit i mundësuan një gjenerator.

Ikja e dritave para shfaqjes tashmë e kishte bërë dëmin. Artisti jo vetëm që humbi qetësinë, por nuk i mjaftoi koha për të bërë provat teknike.

“Striptease”, trajton me humor dhe ironi pritshmëritë e publikut kur shkon në teatër për të parë një shfaqje që në titull të paralajmëron skena erotike. Në fund publiku e duartrokiti artistin, por ai u largua pa i dëgjuar ato./ Tv Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco