Drejtori i teatrit në Tiranë kërcënon dhe fyen ekipin e shfaqjes nga Kosova

Drejtori i teatrit në Tiranë kërcënon dhe fyen ekipin e shfaqjes nga Kosova

17:19, 29/09/2016
A+ Aa A-
Drejtori i Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj, ka bërë të ditur arsyet e anulimit të shfaqjes “një shfaqje teatri me 4 aktorë”, që ishte paraparë të jepet në Teatrit Kombëtar Eksperimental në Tiranë. Një nga arsyet është edhe kërcënimi dhe fyerjet që ka bërë drejtori i këtij teatri, ndaj ekipit të shfaqjes nga Kosova
Një premierë e një shfaqje nga Kosova ishte paraparë që të jepet sonte në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë. Por është anuluar vetëm disa orë para se aktorët të ngjiten në skenë, shkruan lajmi.net

Drejtori i Qendrës Multimedia e cila ka prodhuar shfaqjen “një shfaqje teatrit me 4 aktorë”, Jeton Neziraj, ka treguar arsyet e anulimit të shfaqjes. Ai ka treguar se si ekipi teknik ka udhëtuar herët në mëngjes për ta përgatitur skenën, por kjo ka qenë e pamundur sepse nga zyrtarët e Teatrit u është thënë se skena është e zënë deri në ora 17:00.

Kjo do ta bënte të pamundur ngjitjen e skenës për shfaqjen nga Kosova pasi atyre u duheshin rreth 6 orë punë, andaj Neziraj kontakton me drejtorin e Teatrit, Kico Londo.

“Rreth orës 15:00 më në fund u lajmërua edhe drejtori Kico Londo, të cilit ia bëmë të qartë që obstruksionet e kësaj natyre janë jo profesionale, të pahijshme dhe e rrezikojnë dhënien e shfaqjes. Ai pastaj është bërë arrogant, ka filluar të na fyej, të na kërcënoj dhe ka qenë i gatshëm të na sulmoj edhe fizikisht”, deklaron Neziraj.

“Në këto rrethana fyese dhe në këtë trajtim tepër poshtërues, shton ai, ne kemi qenë të shtrënguar ta anulojmë shfaqjen”.

Neziraj ka falënderuar publikun shqiptar që sipas tij ka ndjekur vazhdimisht shfaqjet e Multimedias, por pohon se në asnjë vend të Evropës nuk u janë nxjerrë më shumë telashe sesa në Tiranë.

Krejt në fund ai ka ironizuar me drejtorin e Teatrit, duke lexuar një pjesë të shkurtër nga shfaqja.

“Çfarë kërkon ky gomar në një institucion publik”. /lajmi.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco