Kinema, vdes regjisori polak Wajda, fitues i çmimit Oscar

Kinema, vdes regjisori polak Wajda, fitues i çmimit Oscar

11:07, 10/10/2016
A+ Aa A-

Regjisori polak Andrzej Wajda vdiq mbrëmjen e së dielës në Varshavë në moshën 90 vjeçare.

Wajda ka fituar Palmën e Artë në 1981 me filmin “Njeriu i hekurt” dhe në vitin 200 ftioi çmimin Oscar të karrierës.

Filmi i tij i fundit “Afterimage” u zgjodh për të përfaqësuar Poloninë në ndarjen e çmimeve Oscar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Ai ka bërë më shumë se 40 filma artistikë në karrierën e tij 60 vjeçare. Shumë nga filmat e tij – duke përfshirë Kanal, Man of Iron dhe Katyn ishin frymëzime të kohës së luftës së trazuar dhe historisë komuniste të Polonisë./ATSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco