Pikturat e Vangjush Mios, për herë të parë në Venecia

Pikturat e Vangjush Mios, për herë të parë në Venecia

11:14, 22/03/2018
A+ Aa A-

Ekspozohet për herë të parë në Venecia të Italisë, piktori impresionist Vangjush Mio. Në sallën Tiziano të Qendrës Kulturore Don Orione. Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, mbikëqyrur nga kuratorët Vladimir Myrtezai dhe Migena Hajdari janë ekspozuar rreth 70 piktura. Ato janë realizuar nga vitet ’20 deri në mesin e viteve ’50-të, duke jetuar në Korçë, qytetin ku u lind dhe realizoi pjesën më të madhe të veprave të tij. Por kanë tërhequr vemendje edhe piktura të realizuara në Romë e Venecia, gjatë një udhëtimi që Vangjush Mio kreu në vitet ’20, e ku përthithi edhe disa ndikime formale post-impresioniste, shkruan RTSH.

Gazetari Enzo Di Martino në shkrimin: “Nga Shqipëria me zemrën në Venecia” kushtuar ekspozitës së Vangjush Mios, vlerëson se ajo “është veçanërisht tërheqëse dhe hedh dritë mbi artin e panjohur figurativ shqiptar ”. Ekspozita me veprat e Vangjush Mios do të qëndrojë e hapur në Qendrën Kulturore Don Orione në Venecia deri në datën 22 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco