'Fletë të bardha'  dhe 'Lule të kuqe, lule të zeza', mendime rreth dy filmave

'Fletë të bardha' dhe 'Lule të kuqe, lule të zeza', mendime rreth dy filmave

10:04, 20/03/2018 Nga Kritikë nga Zhuljeta Grabocka
A+ Aa A-

Shenjimi kinematografik. Letërsia edhe Shqipëria: “Kur mendoj për letërsinë, mendoj për Shqipërinë”. Kjo është tema e debatit në një mizaskenë të filmit “Fletë të bardha”të regjizorit Mevlan Shanaj,me skenar të Natasha Lakos. Debat që ndante në konceptim,protagonistin kryesor të filmitme një përfaqësues të nomeklaturës së asaj kohe. Dhe jo vetëm kaq. I gjithë filmido të shenjëzonte domosdoshmërinë e thellësisë së forcës së neokriticizmi ndaj scleroartit të kohës.

“Fletë të bardha”,është një filmi prodhuar nëvitin 1990, mbas të cilit ngjarjet historike do të rrokullisen shpejt, pa patur kohë reflektimi e përvoje. Por si në asnjë krijim artistik,fabula e këtij filmigërshetoi marrëdhënietnjerëzore mes brezave, brenda familjes, shoqërisë duke na dhënë njeriun shqiptar universial,e Shqipërinësi pjesë natyrale,ku lidhjet me tokën, pronën,indentitetin kulturor e temperamentin mesdhetar janë të patjetërsueshme prej thelbit i të qenit i pastër me vetveten e i ndershëm me të tjerët!

“Fletë të bardha” i ngjason një site të hollë me natyrshmërinë që e karakterizon Natashën,të sjellë kësaj here me skenarin e filmit temën e ditës, ku spikatin karaktere të fuqishme me luftën e tyre të brendshme. Edhedetajetregjizorialetë Mevlan Shanajt sjellin atmosferën autentike të kohës, duke përçuar tek shikuesi tematikën e dramës së tij ekzistenciale në panatyrshmërinë e deformimeve diabolike që kërkonin zgjidhje radikale.

    Ishte guximi madh për kohën të trajtoje lidhjet e njeriut me pronën. Dhe “format e reja” të përshtatjes, që sollën tjetrësim e degradim total të tëashtuquajturitnjeriu i ri.Natasha u kërcënua për këndvështrimin e këtij filmi unikal në kinematografinë tonë.Fletët ebardha,në duart e Kadri Rroshitnë rolin e Xheladin Gjikës në fund të filmit e porosia e tij dhënë të birit :“shkruaj mirë” ështënë vetvete edhe kredoja e artit të saj. Ky film shenjonprologune dramës ekzistencialistee tëdhimbshme që luhet edhe sotprej çerek shekulli, e merr viktimat e radhës.Aty ku mungon drejtësia e ligjshme e pronës,aty ku mungojnëekuilibrati shtetit e paqja shpirtërore e njeriut!

    “Unë do ta shkruaj librin për babanë”, - premton shkrimtari Emir Gjika, në lojën e spikatur të Rikard Larjas. dhe do të zbulojlidhjeve tij me fushën e aviacionit, aty ku kishte qënë ara e tij, pusii ujit e pema e arrës që e kishte prerë me duart e tij, por që nukishin prerë rrënjët e thellatë psikomentalitetit të së kaluarës që na mbajnë fort edhe me të tashmen, e na bëjnë të ëndërrojmëthemele të sigurta për të ardhmen e brezave!

    Mendoj se nuk është rastësi që i kthehemirisive të këtij filmi, që tronditiopinionine etur për ndryshim. Filmi u shoqërua me diskutime të zjarrta nga të rinjtë e shkollave tëmesme e tëuniversitetit. Do të ishin këta të rinj protagonistët e ngjarjeve të mëdha të pas “90. Nuk është rastësi fundi i hapur i filmit që linte vend për diskutime e reflektime.E spikatur e mbresëlënëse mbetet në kujtesën e shikuesit loja e vetë përmbajtur e Pavlina Manit, gruas  e nënës zemërdhimbsur e tolerante në ruajtjen e ekulibrave  familjarë dhe dashurisë së saj. Figura eKristinës, e luajtur prej sajështë njëAndromakë e artit shqiptar.

    Gjuha e kamerasfolime gjuhën e artit të vërtetë në kapërcyellin e epokave.Ndjeshmëria artistike, intuita e krijuesit ikishin paraprirë proçesevehistorike. Kohatregoi qytetarinë e shoqërisë shqiptarenjëkohësisht dhe se ku kishim gabuar!

    Bashkëpunimi Mevlan - Natasha në kinematografinë tonë bashkëkohore,filma e dokumentarë, rezulton jo vetëm i sukseshëmporështë dhe i gjatë në kohë. Ky bashkëpunimka edhe një kulm tjetër. Atë të mishërimit me gjuhën e filmit të pasojavet më të dhimbshme që përjetoi shoqëria shqiptare mbas ngjarjeve të “97.

    Ky ështëfilmi “Lule të kuqe, lule të zeza”. I prodhuar në vitin 2002.Të dy filmat e kanëkolonënzanore të kompozuarprej mjeshtrit të madh e tëtalentuar Kujtim Laro. Një tjetër element i rëndësishëmI këtij filmi, qëe çonlojën aktorialetek shikuesi në detajet më domethënëse, imazhin e pastër e të shoqëruar aty këtu menjë mjegullështë kamera e Afrim Spahiut.

    Zëri fëminori këngës që hap e mbyll filmin të drithëron. Simbolika etogfjalëshit,kuq e zi, qëi japin titullin këtij realizimi ështëe familjarizuarpër shqiptarët në planin e simbolit kombëtar.Fjala lule, në simbolikëne bukurisë e brishtësisë apelon bindshëm. Por pafajësiafëminore nuk mund të ndalë rrjedhën tragjike të ngjarjeve. Në jetën normale ndodh që gëzimi dhe hidhërimitë jenë“motër e vëlla”, por në kontekstin e filmit, ato janë një këmbanë alarmi për rizgjim! Boshatisja e fshatitme gjurmë të thella në histori,simbolizon vetë Shqipërinë.Largimet e banorëve të kujtojnë valët e emigrimit masiv sidomos të të rinjve.Fenomenii emigracionit është i vjetër e i përsëritur dhe në popuj të tjerë.Edhe sot, ai është shumë aktual në vendet e konfliktuara e me varfëritë skajme. Filmi nuk merret me anët pozitive të këtij fenomeni, as me lëvizjen e lirë të njerëzve në botën e kulturuar.

    Krahas shtetit inekzistentautorëve u ka interesuar fati i femrës.Në qendër janë figurat e Liliana e Ana Golemi Pasha, nënëe bijë,që përballen mebotën maskiliste. Në marrëdhëniet më të denatyralizuara. Jeta e ka  humburnormalitetin. Dhe ndëshkimi ndaj tyre është fatal.Ngjarjet shkojnë në kufi të absurdit.Shikuesi ndeshet me pamjet e një shoqërieqë nuk reflekton asnjë grimcë civilizimi, pune e vitaliteti.Shkolla, që duhet të ishte plot jetë, ka mbetur me një mësuesqë kujdeset për të, por pa nxënës. Hija e vdekjeve të pamerituara të Anës dhe Nanit, mbizotëron në një terren të ngurtë të fertilizuarnga ikja pa kthime banorëve të fshatit.Dhe kthimi i Benit, burrit të Anës mehakmarrjene dhunshme ngjan mitik.Ai nukiafron asnjë zgjidhjevetmisë vrastare të personazheve.Në një botëtë nënshtruar ngapreversitetidhe dashuria ngërthehet paqshëm kuq e zi. Ajo nuk mund të shërojë këtë botë të helmuar.Gotën e pelinittë vetmisë e ngrejnë me fund të gjitha shtëpitë e ngurta të rrethuar me avllitë e moçme të ndërtuar me gurë të bardhë!

    Detaji ikëpucëve të hedhura,këpuca me taka në dorën e aktores Yllka Mujosnëdasmën esë bijës, demi i therrur keq, thikat e paprehura, etjpërbëjnëdisa nga ato elemente tëalegorisë therrëse që shoqëron gjithë filmin. Duket se kohët moderne në Shqipëri janëpasqyrë efenomeneveinstiktivetë qëniessë dhunuar që në embrion nga vetgjyqësia. Edhe loja e aktorëve, gjuha e tyre është vulgare edhevetmia shpirtërore një tmerr pa fund!

    Ky vend nuk të pranon lehtë.Ai, ose të kthen në një hamletian që vë egon e tij në qendër të universit për tëndryshuar botën, ose të kthen në një individ që e pranon fajin e përfundon i pakuptuar në çmendinë. Dëshira për t’i bërë autopsinëtrupit të Anëstë luajtur nga Elia Zaharia tingëllon si një skanëri një kohe, ku jeta e vdekja e kanë humbur kuptimin e vet.

    Ështëe shkruar bukur e vërteta mbi fletët e bardha!

    Role të denja për një kastë aktorësh që nuk perëndojnënën regjinë ekselente të artistit tëmadh,Mevlan Shanaj!

    Tiranë, më 17 .3.2018

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco