Media italiane: Kadare, bukuria e ‘Provokimit’ mes marrëzisë dhe egërsisë

Media italiane: Kadare, bukuria e ‘Provokimit’ mes marrëzisë dhe egërsisë

13:25, 21/02/2018
A+ Aa A-

U lind më 1936, në qytetin antik të Gjirokastrës, vendlindja edhe e Enver Hoxhës, diktatori i pashpirt i Shqipërisë nga 1944 deri sa vdiq, më 1985, i cili e zhyti vendin në mjerim, prej nga nuk ka dalë ende plotësisht.

Kadare e ka dashur dhe e do Shqipërinë. Ka jetuar në regjimit të Hoxhës e më pas të besnikut të tij, Ramiz Alia. Më 1990, në prag të zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri pas 50 vjetësh komunizmi të egër, shkoi në Francë, ku mori azil politik.

Herë pas here kthehet në atdhe, në Durrës apo Tiranë. Këtu është lindur, këtu janë lindur edhe gjithë librat e tij. Që flasin për tiranë, totalitarizma, konflikte, të drejtë lirie, por edhe për legjende, tradita, memorie e Ballkanit.

Ismail Kadare ka fituar shumë çmime dhe ka qenë disa herë kandidat për Nobelin. Pak javë më parë fitoi çmimin Nonino 2018. Dhe prej disa ditësh, shtëpia e tij botuese italiane, La nave di Teseo, ka botuar “Provokimi” (La provocazione, 88 faqe, çmimi 7 euro; përkthyer nga Liljana Cuka Maksuti).

Roman i shkurtër apo tregim i gjatë, është shkruar në tetor 1962. Por është një histori pa kohë dhe pa vend, pra universale. Është historia, e përjetshme, e paaftësisë njerëzore për të refuzuar kotësinë e luftës, që në forma e mënyra të ndryshme vazhdon të na shtypë, shekull pas shekulli, në çdo cep të globit.

Kadare, në pak faqe të një bukurie të rrallë, tregon për dy vende në luftë, të cilët kuptohet që janë më të afërt e më të ngjashëm nga sa do të pranonin ndonjëherë qeveritë e tyre. Dy vendndodhje përballë, një vijë kufiri, transhetë në distancë pak metra nga njëra-tjetra.

Është dimër, bora mbulon gjithçka, bllokon komunikimin dhe ngrin edhe vullnetin për të luftuar. Dy ushtritë mbajnë nën vëzhgim njëra-tjetrën, por nuk shtinë.

Komandat e larta janë larg dhe edhe një rreshter i vogël mund t’i ndryshojë gjërat, për një moment. Një pauzë mes tmerrit. E shkurtër, por mjaftueshëm e gjatë për të lejuar kalimin përmes kufirit të një barele. Me një të plagosur. Një grua. Është një akt njerëzor, apo ndoshta një provokim.

Pastaj, gjithçka kthehet në normalitet. Domethënë në marrëzinë dhe egërsinë e luftës.

Marrë nga Ilgiornale.it-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil21/02/2018 13:59

Perse nuk shprehet Artisti i Fjales se Lire per katrahuren me Greqine?????!!!!!!! Apo vijon ne Edicionin e ardheshem te Provokimit?

Shto koment

Denonco