Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Familjet e vjetra që popullonin 21-Dhjetorin, tek Posta e Mapoja, arratisjet e bujshme Lagja 21 Dhjetori para viteve '90

Familjet e vjetra që popullonin 21-Dhjetorin, tek Posta e Mapoja, arratisjet e bujshme

07:33, 20/02/2018
A+ Aa A-

Të kishe një apartament te pallatet e reja te “21 Dhjetori”, ishte një privilegj për vitet ‘60. Nga Prodani, te Dionis Bubani e Zef Bumçi dhe cilët ishin malazezët që kanë banuar aty? Historia e familjes së Koci Xoxes dhe arratisja e bujshme e familjes Andoni. Si i kujton Vladimir Grillo, gazetari i njohur sportiv, vitet që ka banuar në atë zonë.

ARRATISJA E ANDONËVE QË TRONDITI GJITHË SHQIPËRINË

Nuk i kanë munguar edhe historitë tragjike apo të bujshme, zonës së “21-shit”. Në këtë zonë ka banuar familja e Koçi Xoxes, fëmijët Tondi (Fatos), Çlirimi, Besniku dhe vajza Lirika, te pallati i dytë pas kryqëzimit, nga krahu i majtë ka kaluar vitet e diktaturës dhe persekutimin shumëvjeçar. Madje, Tosi u dashurua dhe u martua me Xhildën, banuese te Pallati i Kuq, e cila fatkeqësisht u nda nga jeta në moshë të re, duke lënë një vajzë. Ndërsa historia tjetër është e lidhur me dinastinë Andoni. Pikërisht kjo familje, ka realizuar edhe arratisjen më të bujshme e spektakolare, si ajo 16 janarit e vitit 1988, kur me një kamion të mbuluar, brenda të cilit ishin mbi 12 persona familjarë, të afërm, fëmijë, shpërtheu postbllokun e postës kufitare në Han të Hotit, duke u larguar me shpejtësi drejt ish-Jugosllavisë. Arratisja, që ishte një E mirëorganizuar, iniciatori dhe drejtuesi kryesor i saj ishte Minella Andoni, ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili bashkë me familjen mori edhe dy vëllezërit, Pandin, Petraqin dhe mikun Serxho Gjeçin. Një grup kaq i madh nuk kishte mundur të arratisej më parë nga toka. Familja Andoni ka banuar pikërisht te pallati-kullë mbi Postën. Po në atë pallat ka jetuar edhe Qani Tërkuci, që bashkë me Stefan Hykën e Loçen u arratisën kur kryenin shërbimin ushtarak. Nga Jugosllavia përfunduan në Argjentinë, por pas një grindjeje, u zbuluan nga policia vendase dhe ajo i kthen në Shqipëri duke u garantuar siguri. Por, sapo erdhën, i dënuan me disa vite burgim. NGA PRODANI, AVIATOR GJIKNURI, PROF. DEMIRAJ, GREZDA E NIKOLLA Për 21 dhjetorsat është i njohur pallati ku kanë jetuar familja e oficerit madhor P. Pano me gruan Efigjeni; familja e I. Xhaxhiut, ajo e H. Mezhdës, e njohur se kishte gjashtë fëmijë; familja Sula me Shpresën, Gani Pepën, dhe ajo e H. Aliaj, mësues fizkulture; familja Xoxi dhe motrat Roza, Linda, Rudina e vëllai Renato; V. Liko, Drejtor i Gjeologjisë, me gruan Theoni, vajzën Irena, mësuese të matematikës. Pranë tyre, Dh. Kocani me nënën Antigoni greke nga Sparta. Familja e V. Tolës, Dekan i Veterinarisë, ajo e D. Shoshkiç me tre fëmijët, pastaj e aviatorit Th. Gjiknuri me Dianën, Arturin dhe Spartakun, i ndarë fatkeqësisht nga jeta pak kohë më parë. Po në atë kat ka banuar prof. Shaban Demiraj, që bashkë me familjen e pilotit ishin të vetmit me telefon në shtëpi, ku shkonin banorët për të folur. Familja Hamzaraj me Uçin e edukimit fizik dhe Abazin (Abin), vëllanë; P. Hoxha prokuror dhe A. Tola, drejtoresha e shkollës “Kosova”. Por, ai pallat shquhet edhe për disa familje artistësh, si ajo e muzikantëve Prodani, Anita, Agim e Kujtim e bashkë me to edhe familja e këngëtares Eda Zari. Gjithashtu, aty ka jetuar piktori Qamil Grezda me familjen, si dhe skulptori Ll. Nikolla. E mirëorganizuar, iniciatori dhe drejtuesi kryesor i saj ishte Minella Andoni, ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili bashkë me familjen mori edhe dy vëllezërit, Pandin, Petraqin dhe mikun Serxho Gjeçin. Një grup kaq i madh nuk kishte mundur të arratisej më parë nga toka. Familja Andoni ka banuar pikërisht te pallati-kullë mbi Postën. Po në atë pallat ka jetuar edhe Qani Tërkuci, që bashkë me Stefan Hykën e Loçen u arratisën kur kryenin shërbimin ushtarak. Nga Jugosllavia përfunduan në Argjentinë, por pas një grindjeje, u zbuluan nga policia vendase dhe ajo i kthen në Shqipëri duke u garantuar siguri. Por, sapo erdhën, i dënuan me disa vite burgim.

NGA PRODANI, AVIATOR GJIKNURI, PROF. DEMIRAJ, GREZDA E NIKOLLA

Për 21 dhjetorsat është i njohur pallati ku kanë jetuar familja e oficerit madhor P. Pano me gruan Efigjeni; familja e I. Xhaxhiut, ajo e H. Mezhdës, e njohur se kishte gjashtë fëmijë; familja Sula me Shpresën, Gani Pepën, dhe ajo e H. Aliaj, mësues fizkulture; familja Xoxi dhe motrat Roza, Linda, Rudina e vëllai Renato; V. Liko, Drejtor i Gjeologjisë, me gruan Theoni, vajzën Irena, mësuese të matematikës. Pranë tyre, Dh. Kocani me nënën Antigoni greke nga Sparta. Familja e V. Tolës, Dekan i Veterinarisë, ajo e D. Shoshkiç me tre fëmijët, pastaj e aviatorit Th. Gjiknuri me Dianën, Arturin dhe Spartakun, i ndarë fatkeqësisht nga jeta pak kohë më parë. Po në atë kat ka banuar prof. Shaban Demiraj, që bashkë me familjen e pilotit ishin të vetmit me telefon në shtëpi, ku shkonin banorët për të folur. Familja Hamzaraj me Uçin e edukimit fizik dhe Abazin (Abin), vëllanë; P. Hoxha prokuror dhe A. Tola, drejtoresha e shkollës “Kosova”. Por, ai pallat shquhet edhe për disa familje artistësh, si ajo e muzikantëve Prodani, Anita, Agim e Kujtim e bashkë me to edhe familja e këngëtares Eda Zari. Gjithashtu, aty ka jetuar piktori Qamil Grezda me familjen, si dhe skulptori Ll. Nikolla.

 DREJT UZINËS “ENVER”, BANESAT E FAMILJET

Pas pallatit të Postës, vijnë dy pallate të tjerë: I pari, një katërkatësh, ku kanë banuar familja Perleka, ajo e M. Bejlerit me fëmijët, mjekun Arben e vajzën Dita, si dhe familja e M. Grëblleshit; motrat Dobi, Zakja, Dëshira, Arta, Vali, familja e përkthyesit Halit Selfo, ajo e Florinës, Cucit, aktores së njohur të Teatrit të Kukullave, e inxhinierit E. Dhramit, familja Mehmeti me Iglin e Mozën, ajo e vëllezërve Bebi e Gole, ajo e Vaskë e Fred Rrapit, etj. Pastaj, ai vijues pak më i madh, i ndërtuar mbi Mullirin e Mënikve, në të cilin kanë jetuar nga aktorja E. Pëllumbi, volejbollistet e njohura Monda Beqo, M. Ibrahimi e M. Dule, familjae prof. B. Hakanit me gruan Zana, fëmijët Liva e Tauland veteriner, përballë tyre ajo e Agim Çiftes, K/ing i KAUT, i njohur edhe për dashurinë nga më të bujshme në Tiranë me Ivona Luloçin; familja Karaicka me Elsën e Gjerardin, ajo E. Hoxhës, ajo Xhani me Spiron gjinekolog, familjarisht tifozë të Spanjës e Realit. Aty kanë banuar edhe vëllezërit Dedja, Fatosi tifozi iJugoplastikës, Ylli e Timi; familja e ing. Fred Gjatës, këngëtares Burbuqe Rada, ajo e Vedat Buzit, i diplomuar në Poloni. Bashkë me to edhe familja Jani, me Lipin, Alqin e Arin; ajo e Dh. Hanxharit me djemtë Takun e Benin, familja Strepi, familja Leka me Rozetën dhe vëllain Fredi, etj. TË TJERË PERSONA TË NJOHUR: PAL MIRASHI, PROFESORI ELEGANT Në pallatin përbri ka jetuar M. Berberi, familja e F. Ramës, punonjëse në TVSH, familje armene Stani, ajo e basketbollistit P. Bushati, futbollistit P. Mula, velejbollistit dinamovit A. Panteqi, çiklistit Feraizaj, trajnerit të notit E. Muzina. Po aty ka banuar familja e K. Bozhigradit. Në pallatin tjetër ishte A. Nikshqi, arbitri i futbollit dhe djali i tij Durimi, notar kampion dhe balerin, ajo Kukaviqi, me vëllezërit basketbollistë, Lorenc e Alban. Familja Leka me vajzën Rozeta, djalin Fredi dhe e Pal Mirashit me gruan Saide, djemtë Alcid(Puni), dhe Anton(Boni). Shumë elegant, gjithmonë me xhaketa me dy të çara, me biçikletën e kuqe italiane “Chiapini”, profesor Pali, mjeshtri i futbollit do të ndalonte te Sheshi,

DREJT UZINËS “ENVER”, BANESAT E FAMILJET

Pas pallatit të Postës, vijnë dy pallate të tjerë: I pari, një katërkatësh, ku kanë banuar familja Perleka, ajo e M. Bejlerit me fëmijët, mjekun Arben e vajzën Dita, si dhe familja e M. Grëblleshit; motrat Dobi, Zakja, Dëshira, Arta, Vali, familja e përkthyesit Halit Selfo, ajo e Florinës, Cucit, aktores së njohur të Teatrit të Kukullave, e inxhinierit E. Dhramit, familja Mehmeti me Iglin e Mozën, ajo e vëllezërve Bebi e Gole, ajo e Vaskë e Fred Rrapit, etj. Pastaj, ai vijues pak më i madh, i ndërtuar mbi Mullirin e Mënikve, në të cilin kanë jetuar nga aktorja E. Pëllumbi, volejbollistet e njohura Monda Beqo, M. Ibrahimi e M. Dule, familjae prof. B. Hakanit me gruan Zana, fëmijët Liva e Tauland veteriner, përballë tyre ajo e Agim Çiftes, K/ing i KAUT, i njohur edhe për dashurinë nga më të bujshme në Tiranë me Ivona Luloçin; familja Karaicka me Elsën e Gjerardin, ajo E. Hoxhës, ajo Xhani me Spiron gjinekolog, familjarisht tifozë të Spanjës e Realit. Aty kanë banuar edhe vëllezërit Dedja, Fatosi tifozi iJugoplastikës, Ylli e Timi; familja e ing. Fred Gjatës, këngëtares Burbuqe Rada, ajo e Vedat Buzit, i diplomuar në Poloni. Bashkë me to edhe familja Jani, me Lipin, Alqin e Arin; ajo e Dh. Hanxharit me djemtë Takun e Benin, familja Strepi, familja Leka me Rozetën dhe vëllain Fredi, etj. TË TJERË PERSONA TË NJOHUR: PAL MIRASHI, PROFESORI ELEGANT Në pallatin përbri ka jetuar M. Berberi, familja e F. Ramës, punonjëse në TVSH, familje armene Stani, ajo e basketbollistit P. Bushati, futbollistit P. Mula, velejbollistit dinamovit A. Panteqi, çiklistit Feraizaj, trajnerit të notit E. Muzina. Po aty ka banuar familja e K. Bozhigradit. Në pallatin tjetër ishte A. Nikshqi, arbitri i futbollit dhe djali i tij Durimi, notar kampion dhe balerin, ajo Kukaviqi, me vëllezërit basketbollistë, Lorenc e Alban. Familja Leka me vajzën Rozeta, djalin Fredi dhe e Pal Mirashit me gruan Saide, djemtë Alcid(Puni), dhe Anton(Boni). Shumë elegant, gjithmonë me xhaketa me dy të çara, me biçikletën e kuqe italiane “Chiapini”, profesor Pali, mjeshtri i futbollit do të ndalonte te Sheshi,NDËRTESA PËRBALLË “SABAUDINIT” Aktorët e cirkut të shumënjohur Pina e Pineu Shkurti, familja e Todi Jankut, me djemtë Leo e Berti, ajo Sokrat Muskës, operator në kinostudio, gruaja Nora Dragusha, valltare e Ansamblit, jetonin në ndërtesën përballë “Sabaudin Gabranit”. Familja Hajmeli, me zyshë Xhinën, Stefanin muzikant në Ansambël dhe djemtë Renato e Lorenc si dhe Shuaip Krypa, muzikant në korin e Pallatit të Kulturës, etj., kanë jetuar aty. PALLATI I KUQ I NAILE HOXHËS Një pallat i pasuvatuar, me tulla të kuqe, nga mori edhe emrin, ishte pjesë e 21-shit përballë Muzeut, në të cilin kanë banuar, artistë, sportistë, gazetarë, publicistë, nga këngëtarja e njohur N. Hoxha, te M. Elezi, E.Shalsi me djemtë Petrika e Gjergji, ajo e K. Shkurtit basketbollisti i 17 Nëndorit me vëllain Arjan. Po aty ka qenë familja e Arjan Sejkos dhe e profesorit Emin Sejko. Në atë bllok ka jetuar familja e Xhilda Kostës, atlete, e ndarë nga jeta në moshë të re. Mbrapa, në një shtëpi private ka banuar edhe S. Plasari, si dhe trajneri i njohur i shtangës, H. Shaqiri. Pastaj vinte pallati i ambulancës, me katin e tretë për qytetarë, ku midis tyre ka banuar familja Meta, me vajzën Desada, gazetare e njohur televizive si dhe familja Ajazi.

NDËRTESAT DYKATËSHE TË STILIT SOVJETIK

Të tilla janë vetëm tetë, paralel me Rrugën e Kavajës, të spostuara disa dhjetëra metra në thellësi nga e djathta e që vijojnë deri te ishklubi i Partizanit. Janë të veçanta pasi janë vetmet dykatëshe, të ndërtuara sipas arkitekturës sovjetike nga vetë rusët, në vitet ‘56-‘57, të mbuluara me çati e me hyrje nga veriu. Aty kanë banuar mjaft familje të spikatura, si ajo e Nertila Kokës, të sportistëve E. dhe G. Kavaja, futbollistit A.Bimo. Gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak, aty ka jetuar edhe Sabah Bizi me Ficin, gruan gjimnaste, në një apartament dhënë nga klubi Partizani. Në ato godina ka banuar edhe Serxho e Aldo Gjeçi, familja Dupinin ajo e gazetarit K. Hoxha, familja e mjeku Shkëlqim Kociu, ajo e Sotir Çokut, por edhe familja e Omer Lanit, me fëmijët Viktor e Besa. Irini, volejbollistja e Tiranës, Pertef piktori, volejbollistja D. Shutka, Gaqo shitësi i biletave të sportit, apo Stiri, një ndër shoferët e parë të “TIR”. Nini Frashëri që nuk jeton, familja Hoti me tre motrat dhe Rajkon (Mondi) i ndarë vite më parë nga jeta. Po te dykatëshi i dytë ka banuar, familja Zogoviç, Stanka, Rajko dhe djali Bogdan, ish-mjek në urgjencën e Tiranës, aktualisht në Podgoricë).

KU QEPESHIN PANTALLONAT KAUBOJ

“21-shi” ka shumë personazhe që duhen kujtuar: I pari, Viktor Musha (Torja) personi më unikal jo vetëm i 21-shit, por i njohur në të gjithë Shqipërinë. Dragushi, Vasil Guga, Ladi me syze (që nuk jetojnë), si dhe Pela, njeriu i famshëm që tek ai vinin nga e gjithë Republika për të blerë pëllumba. Apo Gjergj Doda, mjeshtër llastiku për zogj, kryesisht gardalina. Pastaj Gazmend Mala, i vetëquajturi shërues i magjive. Te 21-shi është falsifikuar për herë të parë një kartëmonedhë 20 dollarëshe, që bëri bujë e habiti hetuesinë për punën mjeshtërore të kryer. I paharruar i atij mjedisi ka qenë Irfan Gostivari, (Fanja), gjithmonë i ulur në një karrocë lëvizëse, kur në mbrëmje të gjithë mblidheshin rreth tij. Pastaj Ali Mezhda, Pifi (Alfred Muça), Bashkim Sorra, Tik Zakareli juventini i famshëm i ndarë nga jeta disa muaj më parë, Koli i Cajës, Gëzim Baba, Ner Ceni, Joti i Peros, Qamushi, Poli i Big Brothers, Fani i vetëshpallur masazhator, pa harruar vëllezërit Caslli, Letia, Enio, Boli e Kocka e bashkë me to edhe Pirro Muraron, figurantin e lagjes, si dhe Dur Baxhain një prestigjiator i vërtetë mbi biçikletë kur demonstronte në rrethin e policit të trafikut. Gjithashtu Artur Hajnaj, P. Gjika(Loshi). Dhe Peçi I shkurtër, rrobaqepësi klandestin, që i ka qepur gjithë 21-shit pantallonat kauboj (22 poshtë 33 të gjuri), kur masën dhe provën nga frika e bënte te hyrjet e pallateve. Frekuentues të 21-shit ishin sportistëte 17 Nëndorit, të Partizanit. Bashkë me to edhe studentët e ILK-së. Ishin djemtë e 21 Dhjetorit që u arrestuan nga policia, pas ngjarjes e trazirave në trenin që po kthehej nga Kavaja, në marsin e 78-tës, ku ata kishin ndjekur takimin Besa-17 Nëndori 0-0, gjyqi i të cilëve u zhvillua në Kombinat.

MALAZEZËT E 21-SHIT

Në zonën e “21-shit” u vendosën edhe familje të ardhura nga Mali i Zi, në vendin tonë pas lufte, kryesisht për motive politike. Te 21-shi i sistemuan, pranë njëri-tjetrit, e midis tyre flitej se kishte një “marrëveshje” për krushqitë. Te pallati i parë djathtas ka banuar Dhimitër Joiç me gruan Valentina dhe fëmijët Marian, mjek sot në SHBA, Milka e Viktor. Tek ai sipër permanentit, ka jetuar Dobrillo Shoshkiç, grauja Shpresa, dhe fëmijët Sllave (sot në Kanada), Diana e Snezhana, basketbolliste të njohura. Për shumë vite, Dobrillo ka punuar në RadioTirana. Përballë, në katin e parë te pallati i Mapo-s, ka qenë Gruja Kallogjeroviç, me gruan Nurie, dhe fëmijët Branisllav, Bozhidor e Angjelina. Te pallatet dykatëshe të stilit rus ka banuar Marko Markoviç, inxhinier avionësh, i diplomuar në Çeki. Me Luizën, gruan shkodrane me profesion mësuese, ata kishin dy fëmijë Laura e Vilka, që tani jetojnë në SHBA.Gjithashtu Artur Hajnaj, P. Gjika(Loshi). Dhe Peçi I shkurtër, rrobaqepësi klandestin, që i ka qepur gjithë 21-shit pantallonat kauboj (22 poshtë 33 të gjuri), kur masën dhe provën nga frika e bënte te hyrjet e pallateve. Frekuentues të 21-shit ishin sportistëte 17 Nëndorit, të Partizanit. Bashkë me to edhe studentët e ILK-së. Ishin djemtë e 21 Dhjetorit që u arrestuan nga policia, pas ngjarjes e trazirave në trenin që po kthehej nga Kavaja, në marsin e 78-tës, ku ata kishin ndjekur takimin Besa-17 Nëndori 0-0, gjyqi i të cilëve u zhvillua në Kombinat.

MALAZEZËT E 21-SHIT

Në zonën e “21-shit” u vendosën edhe familje të ardhura nga Mali i Zi, në vendin tonë pas lufte, kryesisht për motive politike. Te 21-shi i sistemuan, pranë njëri-tjetrit, e midis tyre flitej se kishte një “marrëveshje” për krushqitë. Te pallati i parë djathtas ka banuar Dhimitër Joiç me gruan Valentina dhe fëmijët Marian, mjek sot në SHBA, Milka e Viktor. Tek ai sipër permanentit, ka jetuar Dobrillo Shoshkiç, grauja Shpresa, dhe fëmijët Sllave (sot në Kanada), Diana e Snezhana, basketbolliste të njohura. Për shumë vite, Dobrillo ka punuar në RadioTirana. Përballë, në katin e parë te pallati i Mapo-s, ka qenë Gruja Kallogjeroviç, me gruan Nurie, dhe fëmijët Branisllav, Bozhidor e Angjelina. Te pallatet dykatëshe të stilit rus ka banuar Marko Markoviç, inxhinier avionësh, i diplomuar në Çeki. Me Luizën, gruan shkodrane me profesion mësuese, ata kishin dy fëmijë Laura e Vilka, që tani jetojnë në SHBA.banuar intelektualët A. Mazreku, J. Vrioni, familja Dreni e volejbollisteve Donika e Mira. Disa nga kryetarët e saj kujtohen si M. Puleshi, K.Budina e S. Kokonozin sekretari i saj. Me sheshin kanë mbetur pallatet, ndonjëri me një kat më lart, shtuar me punë vullnetare dhe katet e para të kthyera në dyqane, zyra. Bashkë me to Posta, shkollat “Gabrani” e “Frashëri”, Ambulanca 9, (jo klinika dentare). Nuk ka Permanent, as Berber, as Gjellëtore, as Pastiçeri, as Tabela Emulacioni, qëndrime në grupe, as “fusha e zezë”. Familje të larguara, të tjerë të ardhur. Ndonëse vitet kalojnë dhe sot ai shesh ka emrin “Ataturk”, nga të gjithë vazhdon të njihet “21 Dhjetori”, dhe fatorinot që nuk harrojnë ritualin: “21-shiiiiiii, a ka me zbrit”? Grillo: Te 21-shi pas përmbytjes së “pupuliteve” Ishte një pallat që dallohej nga të tjerët pasi kishte Gastronomin, Mapo-n dhe stacionin e autobusit si pikë referimi. “Ai pallat ka qenë në formë “Z”-je me një tunel lidhës dhe me një ballkon komunikues për familjet në katin e katërt”, kujton Vladimir Grillo, gazetari i njohur televiziv, që bashkë me babain Dhimo, mamanë Zoica e vëllain, kanë banuar aty. “Më parë kemi jetuar te ish-pallatet sovjetike te shkolla 11-Janari, por me ardhjen e rusëve, na larguan për te “pupulitet” njëkatëshe përballë Uzinës “Enver”. Një shi i madh i përmbyti, pas së cilës na sistemuan te “21-shi”. Përballë kishim familjen e shkrimtarit D. Bubanit, djemtë Ilir e Skënder. Aty kanë banuar prof S. Meqemeja me gruan Vali, ajo e aktorit të Estradës E. Dauti, familja e Zef Bumçit karikaturisti i njohur i Hostenit. Po aty kanë qenë H. Tafaj, këngëtar në Opera, S. Morina me motrën balerinë, M. Afezolli, punonjës në Radio. Familja e G. Shimës, vajza Luli dhe djemtë Mondi, Edi e Arti një rrobaqepës i aftë. Edhe familja e Dh. Hanxharit, ish-shef klubi i “17 Nëndorit”, me vajzat Tana e Rita. Aty ka banuar edhe sportisti Sh. Pasmaçiu, një ndër pasionantët e Elvis Preslit. Unë aty mbarova të mesmen, universitetin dhe u punësova në TVSH”, rrëfen Grillo për “Panorama”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi20/02/2018 11:06

Uuuuu ajo msusja e fizkultures paska banu tek ai pallati i tretë aty majtas! Futja kot!

Shto koment

Denonco