Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ardit Gjebrea i bashkohet kryebashkiakut Veliaj, mbjellin pemë në Parkun e Farkës

Ardit Gjebrea i bashkohet kryebashkiakut Veliaj, mbjellin pemë në Parkun e Farkës

13:47, 18/02/2018
A+ Aa A-

Autoriteti Mediave Audiovizive dhe kantautori e prezantuesi i dashur për publikun, Ardit Gjebrea, iu bashkuan aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 pemëve të reja pranë liqenit të Farkës, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea vlerësoi këtë nismë, ndërsa shtoi: “Sa herë që kam udhëtuar me makinë për në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, po ta keni vënë re, gjithmonë është si e prerë me thikë: Pjesa jonë është pa pemë, pjesa e tyre është me pemë dhe ti ndjen një keqardhje e thua: Çfarë ka ndodhur? Por, gjithmonë e kam parë, e kam konstatuar, por asnjëherë nuk e kisha marrë lopatën për të dhënë një kontribut. Pra, nuk duhet vetëm të themi: Pse ne kështu? Por, merr lopatën dhe bëje”, tha Gjebrea.

Ndërsa kryetari i AMA-s, Gentian Sala, tha se institucioni që ai drejton do të planifikojë një buxhet të posaçëm për nisma të tilla. “Është nga aktivitetet më të bukura ku marrim pjesë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco