Artistët vs pushtet? W.T.F.

Artistët vs pushtet? W.T.F.

19:22, 17/02/2018
A+ Aa A-

*Nga Julian Deda

Artistet nuk u perçane, por dikush i perçau. Politika ia arriti qellimit. Pika me e dobet e artisteve eshte pikerisht se nuk jane mesuar me skemat e ndyra, qe perdorin njerezit me pushtet per t'ia arritur qellimit. Artistet jane te sinqerte dhe ky fakt shfrytezohet nga shtaza me goje te madhe, qe ne e njohim me emrin pushtet.

Çfare ndodhi? Levizja e artisteve filloi, bukur shume. Pavarsisht se aty kishte njerez qe e kishin zhvatur teatrin nder vite, ishin pasuruar ne kurriz te teatrit edhe ne kohe te PS, edhe ne kohe te PD, edhe ne kohen e rilindjes se leshit. Pavaresisht kesaj, me erdhi mire qe aty ishin te gjithe, te bashkuar (te pakten ne pamje te pare) per nje qellim, shkeputjen perfundimtare te Teatrit Kombetar dhe te artit ne pergjithesi nga kthetrat e politikes dhe te te ndyrve njerez me pushtet.

Ky eshte momenti, apo siç i thone aktoret dhe regjisoret, kjo eshte nyja lidhese e fabules. Ne kete moment, eshte pikerisht politika, qe ndez motorret dhe vihet me urgjence ne levizje per ta shkaterruar kete ze. Dhe fillojne sms-te, telefonatat intimiduese (per ata qe nuk e din, shumica e artisteve shqiptare intimidohen lehte, sepse jane te varfer. Kastile i kane lene keshtu) dhe me pas thirrjet personale, tek e tek ne Ministri apo ne zyrat e Bashkise se Tiranes. Ata qe nuk u thirren, me te drejte dyshojne te keta, qe shkojne dhe keshtu nis e ashtuquajtura "perçarje". Njerezit me pushtet, te ndyret ja kane arritur qellimit.

Por gara eshte e hapur, madje ka filluar. Emrat qe jane ne gare tashme dihen dhe une personalisht nuk kam asnje mendim, as per mire as per keq, perveç ish drejtorit, per te cilin kam nje mendim jashtezakonisht te keq dhe mendoj se rikandidimi i tij e qelb garen dhe mbyll perfundimisht shpresat per nje teater me te mire. Por ky individ nuk mund te hyje ne gare pa nje garanci politike nga shefat e tij. Nderkohe nga ana tjeter kandidaturat, jane perlyer me takime individuale. Pra jemi ne nje qerthull te ndyre, qe po luhet ne kurriz te Teatrit Kombetar me regjisor rilindjen.

A kane faj artistet per kete situate? Kete nuk di ta them. Di vetem qe Alfred Trebicka kishte nje te drejte kur tha: nese ne vazhdojme me keto cic mice, me kete gjendje te paqendrueshme, me shkopinje neper rrota, me intimidime, me vajtje, me ardhje, me lepirje etj etj, ata do ta ndertojne kullen ne oborrin e teatrit, madje do bejne nje kulle edhe te Turbina, madje madje do shembin Universitetin e Arteve per te bere edhe aty nje kulle.

Ky eshte pushteti i kullave, i bandave dhe i korrupsionit dhe s'ka ç'ti beje as artisti, e askush. Por kjo s'do te thote ta leshojme pa duar dhe t'i nenshtrohemi pa kushte pushtetit. Dakort te dashur artiste? Dakort jam edhe une...!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco