Genti Kame e quajti k*urvë, ja reagimi i aktores Ema Andrea...

Genti Kame e quajti k*urvë, ja reagimi i aktores Ema Andrea...

21:20, 16/02/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë aktori Genti Kame, djali i regjizorit Gëzim Kame, u përfshi në një debat të ashpër me aktoren Ema Andrea. Në rrjetin social, Genti Kame e quajti Andrean k*urvën e Edi Ramës, duke përdorur një nga fyerjet më të rënda ndaj saj, ndërkohë që aktorët dhe artistët ishin përfshirë në një debat me Ministrinë e Kulturës lidhur me zhvendosjen e teatrit Kombëtar drejt godinës Turbina dhe për pr/ligjin për Artin.

“Unë s’kam qenë asnjëherë aktore në TK. Më është mbyllur ajo derë nga çdo drejtor dhe shumë kolegë! Por kam ndërtuar me djersë jashtë atyre dyerve gjithë çfarë kam. Jam nderuar në festivale e kudo! Ndaj dështake s’më duket se jam!

Kam luftuar herë vetëm e herë me të tjerë për dinjitetin e artistëve në raport me shtetin. Jam sulmuar e ndëshkuar gjithëe jetën për këtë. Unë kam qenë aty! Tani, lëpirëse unë?! Do isha bërë tjetërkush po të kisha qenë! “Fjalën ‘kurvë’ e kam dëgjuar prej 100 vjetësh, s’më bën më përshtypje, po pse e Ramës nuk kuptoj.

Mirë do ishte të ishim bashkë në këtë protestë që ia doli të hapte një dialog dhe s’ka armiq. Nejse, unë vlerësimet e mia për ty si artist t’i kam thënë dhe mbeten të tilla, nëse ia vlen mendimi i një kurve! P.s. Sa për drejtoreshë, kam 20 vjet që jam e tillë! S’kam nevojë për karrige pa merak, tjetër gjë dua!”, shkruan Ema Andrea në përgjigjen drejtuar Genti Kame. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco