Dokument/ Telegramet enveriste për mbrojtjen e figurës së diktatorit...

Dokument/ Telegramet enveriste për mbrojtjen e figurës së diktatorit...

20:16, 16/02/2018
A+ Aa A-

Historiani Kastriot Dervishi, ish- kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, publikoi në rrjetin social disa telegrame në formën e propagandës për të mos lejuar rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Po ashtu telegrame kishte edhe për rivendosjen e shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë dhe qytete të tjera.

Postimi i Kastriot Dervishit

Telegramet enveriste të shkurtit 1991

Më 7 shkurt 1991 u nënshkrua peticioni për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti i Tiranës. Më 18 shkurt 1991 filloi greva e urisë dhe pas dy ditësh u shemb shtatorja e diktatorit në qendër të kryeqytetit. Para datës 20 shkurt janë dërguar në Presidiumin e Kuvendit Popullor qindra telegrame në mbrojtje të figurës së diktatorit. Këto telegrame të frymëzuara nga Komitetet e PPSH-së në rrethe, janë pasqyrimi më i mirë i ndryshkut enverist që krijoi “njeriu i ri”. Bie në sy fakti se është Shqipëria periferike e provinciale që udhëheq me telegrame.

Pas datës 20 shkurt vijojnë telegramet për të rivendosur shtatoret e E.Hoxhës në qytetet e Shqipërisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco