Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Le Petit Parisien' 1912: Prishtina ra në duart e shqiptarëve!

'Le Petit Parisien' 1912: Prishtina ra në duart e shqiptarëve!

12:43, 16/02/2018 Nga Aurenc Bebja, Francë
A+ Aa A-

“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen n°3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët. Rrëfimi i plotë i gazetës franceze :

“Konstandinopojë, 24 korrik.

Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.

Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.

Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim. Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.”/ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco