Takimi me Kumbaron/ Ema Andrea: Ja kush përfaqëson artistët dhe çfarë iu kërkua ministres...

Takimi me Kumbaron/ Ema Andrea: Ja kush përfaqëson artistët dhe çfarë iu kërkua ministres...

21:52, 14/02/2018
A+ Aa A-

Aktorja Ema Andrea ka komentuar takimin e zhvilluar pasditen e sotme me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe për kërkesat që kanë artistët për problemin me Teatrin. Andrea dhe regjisori Kastriot Çipi u përzgjodhën nga 200 artistë për t’i përfaqësuar në takimin me Kumbaron, ndërkohë që më herët ministrja e Kulturës kishte pritur në zyrën e saj në Ministri disa artistë mes të cilëve edhe Bujar Asqeriun. Por për Andrean, aktorët që ishin në këtë takim nuk përfaqësonin asnjë grup interesi.

“Personat që ishin sot tek ministrja ishin të ftuar në mënyrë individuale, dhe për aq sa e dëgjuat qanë hallet e tyre, projektet dhe idetë e tyre se si mund të shkojë teatri por nuk përfaqësonin asnjë nga 200 personat që ishin në sallën e Teatrit”, tha Andrea në studion e News 24.

Në vijim, ajo sqaroi se Ministria e Kulturës duhet të diskutojë me grupet e interesit mbi ligjin për Artin.

 “Më vjen mirë që u hap ky debat sepse tani më duhet të shihet i gjithë ligji, dhe siç e keni parë këtë javë ka pasur shumë progresion në dialog. Dialogu nisi me ne nuk e  kemi kuptuar, pra artistët nuk kanë kuptuar projektligjin, dhe dje në një debat, ministrja pranoi që projektligji është i shprehur gabim. Ose amendimet janë të shprehura gabim. Shpresojmë që me këtë të krijohet një projektligj i saktë”, tha ajo.

Në lidhje me kërkesat që iu parashtruan ministres, Ema Andrea sqaron se ajo që kërkojnë artistët është të jenë palë për vendimet, pasi artistët janë në një ankth se çfarë do të bëhet më to.

“Aktorët kanë punuar në kushte heroike, ata janë me kontrata 1 vjeçare dhe kështu është shumë e lehtë për tu hequr si institucion. Kështu që politika të na i heqë këto dyshime.  Kërkojmë të jemi pjesë e vendimmarrjes për sa i përket çështjeve tona”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco