Teatri Kombëtar/ Ema Andrea dhe Kastriot Çipi i dorëzojnë Kumbaros kërkesat e 200 artistëve...

Teatri Kombëtar/ Ema Andrea dhe Kastriot Çipi i dorëzojnë Kumbaros kërkesat e 200 artistëve...

18:25, 14/02/2018
A+ Aa A-

Aktorja Ema Andrea dhe regjizori Kastriot Çipi i kanë dorëzuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro një peticion me kërkesat e rreth 200 artistëve në lidhje me pr/ligjin për Artin.

Andrea dhe Çipi kanë shkuar në takimin me Kumbaron, e cila më parë kishte nisur një bashkëbisedim me një tjetër grup artistësh, mes të cilëve edhe Bujar Asqeriu, Laert Vasili, Artan Imami.

Duke iu drejtuar Kumbaros,  Ema Andrea i tha se të paktën 200 persona e kanë pritur atë në Teatrin Kombëtar.

 “Ju pritëm në teatër, por mësuam që ishit në një takim me një grup tjetër artistësh. Ne kemi ardhur të përfaqësojmë një grup prej 200 personash, ndërsa artistët që kanë ardhur këtu, mirë kanë bërë që kanë ardhur, por përfaqësojnë veten”, tha Andrea.

Në largim, duke i dorëzuar edhe disa propozime të artistëve, Kastriot Cipi theksoi se e presin ministren në Teatrin Kombëtar për vijimin e dialogut.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco