FOTO/ Shpërthen Bujar Asqeriu: Kumbaro, ktheje kokën nga teatri, pasi po vdes...

FOTO/ Shpërthen Bujar Asqeriu: Kumbaro, ktheje kokën nga teatri, pasi po vdes...

17:37, 14/02/2018
A+ Aa A-

Aktori i madh Bujar Asqeriu ka shpërthyer në takimin me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke mos kursyer akuzat dhe kritikat, jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe kolegëve të tij të pranishëm në këtë takim.

“Ktheje kokën nga teatri, pasi po vdes. Shikoni se çfarë ndodh me teatrot në rrethe, kanë vdekur. Kam shkuar në Shkodër, Fier, Sarandë dhe gjendja ka qenë skandaloze. E dini ju zonja ministre që në Fier, ujin për të larë fytyrën aktorët e merrnin nga një lokal afër me llastik? Më thoni ju zonja ministre pse studentët e talentuar që përfundojnë aktrimin nuk kthehen në rrethe? Sepse teatrot kanë vdekur”, iu drejtua Asqeriu ministres Kumbaro.

Në vijim aktori i madh, i tha Kumbaros se për 3 vjet del në pension dhe fanellën e tij mund ta varnin në Teatrin Kombëtar, por gjendja në të cilën ndodhet ai është e turpshme.

“E dini ju zonja ministre që artistët lahen me ujë të ftohtë? E dini ju zonja ministre që nuk ka asnjë kusht? Investoni zonja ministre! Unë jam rritur jetim që 13 vjeç dhe e kam çarë vetë jetën, nuk kam frikë askënd, por më dhimbset gjendja në të cilën sot ndodhet Teatri Kombëtar”, i tha Asqeriu, Kumbaros.

Disa herë ministrja e Kulturës tentoi të hidhte batuta në drejtim të revoltës së shprehur nga Bujar Asqeriu, por aktori i njohur i tha: “unë jam ky që jam, jam i vërteti, po më pranuat mirë, nëse jo është çështja juaj”.  

DEBATET

Bujar Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahmei me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?

Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..

Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Kumbara e ministres14/02/2018 18:02

    S'ka gje, i fusim nje kulle qe ta kujtojme gjithmone teatrin dhe te na duket sikur eshte mes nesh...

    Shto koment

    Denonco