Debati/ Kumbaro flet për tendera, artistët për Teatrin Kombëtar...

Debati/ Kumbaro flet për tendera, artistët për Teatrin Kombëtar...

22:45, 13/02/2018
A+ Aa A-

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show” përballë artisteve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.

Në emision do të diskutohet nëse po shpërngulet Teatri Kombëtar? A do ta zënë vendin e teatrit kulla shumëkatëshe?

A po tenton ministrja të centralizoje dhe kontrolloje prurjet teatrore dhe kinematografike? Dhe pse nuk gjen qetësi ligji për kulturën dhe artin?

Ministrja Kumbaro sqaroi se një pikat që ndryshojnë në ligjin për Kulturën dhe Artin janë në aspektin financiar, me argumentin për të zgjedhur cilësinë para aspektit ekonomik.

“Nismë e Ministrisë së Kulturës për disa amendime të ligjit, amendime që synojnë 2-3 elementë që do t’i cilësoja decentralizues. Neni 26, që ka të bëjë me financimin, ishte edhe pika kryesore për këtë nismë.

Ky nen e përjashton Ministrinë e Kulturës nga tenderat, por të shkojë drejtpërsëdrejti tek produkti. Tenderimi shikohet në aspektin ekonomik dhe jo gjithmonë përzgjidhet cilësia më e mirë. Të gjitha institucionet e tjera, si Bashkitë çlirohen nga procedura e tenderimit”, shprehet Kumbaro.

Por regjizori i njohur Altin Basha është ndalur në problematikën e shkuar që ka krijuar kuadri ligjo ekzistues për artin dhe artistët shqiptarë.

Basha ka deklaruar se ligji i deritanishëm u bë për të decentralizuar vendimmarrjen dhe financat. Sipas tij, Qendra e Artit ishte një institucion që i jepte të drejtë artistëve që të kishin vendimmarrje në dhënien e fondeve, por që ky insrtitucion nuk qëndroi për më shumë se një vit në këmbë.

“Pas vitit të parë të mandatit ka patur një konflikt, kemi kërkuar edhe ballafaqim në këtë studio për të shpkeguar motivin se për cfarë arsye u hoq nga ligji Qendra e Artit.

Në parim, ligji për artin dhe kulturën u krijua për të decentralizuar artin, ligji i 2010. Parimisht, shtylla qendrore ka qenë tentatica për ta decentralizuar artin, për t’i dhënë më shumë rëndësi e vendimmarrje artistëve.

Në atë kohë u get një zgjidhje, qendra e artit, kishte disa borde dhe në to shqyrtoheshin shumë projekte për artin. Kjo për ne na afronte për vendimmarrjen, por kjo qendër funksionoi për një vit. Në vitin 2014, pa asnjë shpjegim, qendra ishte një çerdhe korrupsioni do të dekjlaronte Ministrja, e për këto arsye ajo do ta mbyllte.

Çështja është që nga ai moment nisi një konlikt për çështjen se përse Ministria e mori në dorë në mënyrë vertikale funksionalizimin dhe shpërndarjen e fondeve për artin dhe kulturën”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco