Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Shikojeni këtë VIDEO/ Revoltohet artisti: Qeveritarët me vila 5 milionë euro. Për kë flet Asqeriu

Shikojeni këtë VIDEO/ Revoltohet artisti: Qeveritarët me vila 5 milionë euro. Për kë flet Asqeriu

13:34, 12/02/2018
A+ Aa A-

Artistët e Teatrit Kombëtar nuk janë lënë që të hyjnë sot në ambientet e vendit të tyre të punës. Aktorët vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te ‘Turbina’.

Në një deklaratë në ambientet e jashtme, aktori Bujar Asqeriu ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se askush nuk e çan trapin për artistët.

Edhe pse Asqeriu nuk përmendi emra, referencat e tij ishin të qarta, drejt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ka vilën miliona euroshe ne Surrel. 

Ai u shpreh se artistët kanë roga më të ulëta dhe se nënpunësit e shtetit, ndërsa shtoi se politikanët e kanë mendjen të vjedhin.

‘Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin’, tha ai.

Më poshtë ndiqni deklaratën e plotë të tij:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp12/02/2018 19:05

Ka ber djal vlonjatja.Kombi shqiptar e meriton nje teater madheshtor.Shkolles se Baletit i zune frymen me nje gerdalle.Teatrit Kombetar, gerdallen duan t'ja ngjisin mbi shpine.200 mije qytetare i mbledhin ne shesh vetem artistet me nje llaf goje.Ndaj qeverija dhe ministresha, duhet te dialogojne me artistet.Ministresha nuk eshte as profesioniste dhe as militante.Rilindiste po.E thekur.Mirpo ,pordha e madhe shqyen breket e te "zot".Reforma ,dialog, kryerja e detyrave te shtepise dhe marja e fteses per integrim ne BE eshte detyra nr 1 e mazhorances dhe e opozites.Na duhet ose te shpejtojme e te dalim para te tjereve ,ose mos te ngelemi mbas, se mbas te tjereve, valon "druni".

Miku i Liut12/02/2018 17:11

Rrespekte per Bujar Asqeriun dhe artistet......ju kujtohet mo kur Edvin Droga ishte kryetar bashkie dhe donte prishte teatrin ne 2001-02 kur nuk arriti dot tha tekstualisht ne TV mire tha merrini breket e Violeta Manushit dhe varini ke teatri. Ja ky eshte realiteti dhe te gjithe rrine e shikojne. Ku eshte opozita e LESHIT ?! Ku eshte kryetari i opozites se LESHIT ?! Apo te gjithe dakord ke skutat e FELLIQESIRES se SOROSIT.....hajde Shqiperi hajde.....

Albert 12/02/2018 16:34

Jetoni akoma ne kohen e komunizmit ku ju paguheshit qyl Po te jeni artiste do ishit pasuruar ne kete kohe

ValVini12/02/2018 16:14

E tmershme ,E dhimbshme ,Realiteti ! Shprehur me se miri nga i madhi Bujar Asqeriu Nuk duan fjale keta o Bujar ,Keta duan plumbin !

Taqo 12/02/2018 15:09

Prisni, prisni, ju turren sistemit te drejtesise po e bjene per vete, ju turren policise e shkaterruan, mjere kush eshte vene e do vihet, mjere populli po dhe ata qe i vene, u duhej toka te teatri, ca problemi ka ketu, (u harrua dhe ajo). Do ta marrin as behet fjale, shqiptari kujtohet vone, inshalla i kap ai mallkimi i Bujarit, por jo ata, femijet e tyre.

Daj Jaku12/02/2018 14:29

Je gjigand o miku im Bujar Asqeriu. Bujar ke emrin, bujar ke shpirtin. Ti e kolegët do mbeteji të përjetshëm për veprën, talentin, bujarinë, trimërinë, ARTIN që karakterizon shpirtin njerëzor. Këta plehrat që përmende, hajdutët & CO, kanë një cikël të vetëm jete, atë të derrit, si dhe përbuzjen e turpin që pason.

Alban12/02/2018 14:22

Eshte vertet per te qare. Eshte fatkeqesi cfar po ndodh me vendin tone

Shto koment

Denonco