12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbetet i vrarë adjutanti Llesh Topollaj

12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbetet i vrarë adjutanti Llesh Topollaj

09:31, 12/02/2018
A+ Aa A-
Më 12 Shkurt 1931, u vra në Vjenë gjatë atentatit kundër Zogut I, adjutanti i tij Llesh Topallaj. Ai lindi në Shkodër më 1896. Mbaroi seminarin jezuit dhe me bursë të qeverisë së Princ Vidit u dërgua në Austri për studime ushtarake. Pas diplomimit shërbeu në Shkodër dhe në Tiranë. Më 1921 mori pjesë në shtypjen e kryengritjes së Mirditës. Gjatë Revolucionit të Qershorit u arratis me përkrahësit e Ahmet Zogut dhe pas Triumfit të Legalitetit u emërua adjutant i Mbretit. Ai e shoqëroi Zogun në Vjenë, ku gjatë atentatit kundër tij, gjeti vdekjen. /qmksh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

F GjOKA14/02/2018 17:45

Jeni të pasaktë fare kësaj radhe i dashur "Syri". Majori Lesh Topollaj ishte nga Mirdita dhe konkretisht nga fshati Malaj, nuk e kuptoj që përse duhet të jenë sjkodranë medeomos gjithë njerëzia..?

Shto koment

Denonco