Ermal Meta dhe Fabrizio Moro nisen me flamurin italian drejt Eurovizionit

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro nisen me flamurin italian drejt Eurovizionit

12:00, 11/02/2018
A+ Aa A-

Festivali i Sanremos 2018 ka mbajtur mbrëmë natën finale. Ermal Meta dhe Fabrizio Moro e kanë fituar festivalin ikonë të këngës italiane dhe do të fluturojnë nën flamurin italian për në Eurovision.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan çmimin e parë dhe do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision, festivalin që do të mbahet në Lisbonë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Nata finale u mbajt të shtunën në mbrëmje në teatrin Ariston në Sanremo dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Rai Uno dhe Rai International.  Mbrëmja gala u prezantua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesko Favino dhe Michele Hunziker.

20 kandidatët kampionë konkuruan për çmimin e madh të Sanremos mbrëmë. Pas raundit të parë të votimit, Anna Lisa, Lo stato Sociale, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro u kualifikuan për në filale. Në fund, Ermal Meta dhe Fabricio Moro u kurorëzuan si fituesit e Festivalit të Këngës Sanremo 2018.

Fituesi u përcaktua nga një juri speciale e përzier, juria e shtypit dhe e publikut që e televooi.

Italia në Eurovision

Italia është një anëtarët themeluese të Festivalit Evropian të Këngës, Eurvision, ku ka marrë pjesë që në  çeljen e tij të parë në Lugano në 1956. Italia e ka fituar çmimin në dy raste: 1964 (Giliola Cinquetti_ dhe në 1990 (Toto Cotugno)./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco