Laert Vasili rikandidon për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar

Laert Vasili rikandidon për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar

22:05, 10/02/2018
A+ Aa A-

Aktori dhe regjisori, Laert Vasili rikandidon për drejtor të Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ka marrë këtë vendim për ta bërë teatrin në të ardhmen, siç e kanë vendet europiane.

Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Theatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës”, shkruan Laert Vasili.

Ai kandidoi edhe para 4 vitesh përballë Hervin Çulit, por nuk fitoi. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare ai u pozicionuar me LSI.

Mori pjesë në takimet elektorale të kësaj force dhe mbrojti nismat e saj duke kundërshtuar politikat qeveritare të PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco