“Daily Mirror” ble dy gazetat konkurente...

“Daily Mirror” ble dy gazetat konkurente...

16:53, 09/02/2018
A+ Aa A-

Botuesi i tabloidit të majtë britanik “Daily Mirror” njoftoi sot blerjen e disa titujve, përfshirë dhe të konkurrentit të tij të djathtë “Daily Express”, “Daily Star” dhe revistën ” OK!”  për 126,7 milionë stërlina (143 milionë euro), në konsolidim të plotë të një sektori të përballur me uljen e shitjeve dhe të reklamave.

Dy gazetat, më të shitura pas Luftës së Dytë Botërore, janë përballur me një rënie të vazhdueshme të tirazhit të tyre.

Në dhjetor, 2017, “Daily Mirror” kishte një tirazh të përditshëm prej 580 000 kopje, një shifër në rënie prej 18,84 për qind në raport me muajin dhjetor 2016, ndërkohë që “Daily Express” ka regjistruar një rënie prej 6,82 për qind duke arritur në 364 mijë kopje. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco