VIDEO/ Aktori i madh Robert Ndrenika shpërthen ndaj Mirela Kumbaros: Ne nuk jemi skllevër

VIDEO/ Aktori i madh Robert Ndrenika shpërthen ndaj Mirela Kumbaros: Ne nuk jemi skllevër

20:56, 08/02/2018
A+ Aa A-

Sot artistët shqiptarë kanë kundërshtuar me forcë amendimet e bëra për ligjin ‘Për Artin dhe Kulturën’.

Aktori i madh shqiptar Robert Ndrenika dhe shumë artistë të tjerë, janë organizuar sot në një mbledhje të hapur për mediat, artistët diskutuan mbi zhvendosjen sipas tyre tërësisht jotransparente të trupës së Teatrit Kombëtar tek Teatri “Turbina” dhe njëkohësisht amendimet në ligj që ata mendojnë se “cënojnë rëndë” statusin e artistit.

“Është folur që do të bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence. Teatri bëhet një herë në 500 vjet. I takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, një teatër 500-600 vjeçar. “Turbina” ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është për ndonjë fushatë elektorale. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër pa marrë vesh se çdo bëhet në të”, kështu u shpreh aktori i madh Robert Ndrenika.

Ndërsa aktoët e tjerë thanë:

Arben Derhemi: Teatri Kombëtar pas pesë vjetësh që ka ikur këtej të vijë për godinën e re e cila do të jetë një godinë e re, marramendëse, fantastike, por nuk dihet se si është pasi nuk ka projekt

Neritan Licaj: Personalisht mendoj se duhet ta ngremë presionin shumë lart nëpërmjet protestave, nëpërmjet shumë institucioneve, parlament, kryeministri, presidencë, të ftojmë shoqërinë cvile, pra të ngremë një valë të madhe kundër kësaj arrogance.

Genc Fuga: Këtu po demitizohet dëshira e lidërve të komunitetit tonë për tu shtrirë në rast se prishet teatri

Altin Basha: U sulmuan fillimisht institucionet që kishin ndërtuar artistët, me pak presion, me pak lobim, me pak mundësi, për të ardhur tek pika e fundit që është ligji. Me pak fjalë unë e kuptoj këtë si vrasje të pluralizmit kulturor.

Mehdi Malkaj : Ne nuk jemi skllevër, ne jemi vlerë kombëtare! Ata na marrin na nxjerrin përjashta. Pse na nxjerrin përjashta?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/02/2018 14:47

Kjo krijesë qi ndodhet në krie të kulthurës dallohet që nga sytë që është një budallaçkë e gjisëm. Vendos zullapi dhe firmos budallaçka që merr rrogë për ministre. Aty do bëhen kulla ore kulla, si në New York e Dubai. EDrama është artist. Çdo artist si EDrama nuk na duhet, duhet ta djegim sepse kemi EDramën. Çdo artist që nuk është si EDrama, duhet ta djegim, sepse është kundër EDramës. Pra ti djegim tërë artistët me përjashtim të EDramës. Të ngremë kulla 500 katshe, Kullat e Babelit, për sulllltan EDramën.

Shto koment

Denonco