Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Arben Vata: Ndryshimi i madh, ja sa larg BE jemi...

Arben Vata: Ndryshimi i madh, ja sa larg BE jemi...

16:14, 07/02/2018
A+ Aa A-

Gazetari Arben Vata përmes rrjetit social ka marrë një shembull nga Suedia për të treguar sesa larg është Shqipëria nga Bashkimi Europian. Vata ka sjellë si shembull largimin e një prej gazetarëve të TV4 në Suedi nga kjo media në një tjetër rivale dhe mënyrën sesi kanë reaguar kolegët e tij dhe qytetarët. “E imagjinoni se çfarë ndodh tek ne kur një gazetar ndërron punë, shkon tek një tv apo gazetë tjetër rivale? Pronarët dhe drejtorët të shohin si armik dhe qysh në momentin që marrin vesh diçka, nuk te flasin me gojë.

Nuk te hapin telefonin, bëjnë sikur nuk te shohin në kafen e punës, mundohen të të mbajnë rrogën dhe mundësisht të shkelin çdo pikë të kontratës. Të ndikuar nga shefat e mëdhenj, njësoj bëjnë edhe gazetarët servilë dhe kolegë apo pjesa tjetër e stafit”, shkruan Vata në rrjetet sociale.

Postimi i gazetarit Arben Vata

Moderatori largohet tek konkurrenti. TV i kushton emisionin e mëngjesit

-Ndryshimi madh që tregon sa larg jemi nga BE

TV 4, një nga televizionet më të mëdha në Suedi, i kushtoi sot një minutazh të gjatë moderatorit të emisionit të mëngjesit, Peter Jihde, i cili pas 18 vitesh pune në këtë TV largohet për një experience të re tek rivali TV 3.

Stafi dhe drejtuesit e TV, kolegë dhe bashkëpunëtorë të emisionit në vite, i përcollën atij urime dhe mesazhe falënderimi dhe gjithashtu mbështetje në angazhimin e ri profesional. Mesazhe të tilla mori ai edhe nga shumë qytetarë të thjeshtë të cilët shprehën simpatinë e tyre në rrjete të ndryshme sociale.

Për shumicën e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, emri i këtij gazetari dhe TV suedez ndoshta nuk thotë asgjë. Por, mënyra sesi u largua ky gazetar nga TV ku punoi dhe respekti që treguan kolegët dhe qytetarët, tregon shumë. Tregon në fakt sesa larg jemi ne nga Europa e qytetëruar, edhe në jetë drejtim.

 E imagjinoni se çfarë ndodh tek ne kur një gazetar ndërron punë, shkon tek një tv apo gazetë tjetër rivale? Pronarët dhe drejtorët të shohin si armik dhe qysh në momentin që marrin vesh diçka, nuk te flasin me gojë.

 Nuk te hapin telefonin, bëjnë sikur nuk te shohin në kafen e punës, mundohen të të mbajnë rrogën dhe mundësisht të shkelin çdo pikë të kontratës. Të ndikuar nga shefat e mëdhenj, njësoj bëjnë edhe gazetarët servilë dhe kolegë apo pjesa tjetër e stafit.

 A thua se kolegu që po largohet është armik dhe sabotator i medias për të cilën bëhet fjalë?!... Të njëjtën gjë bëjnë edhe qytetarët, të cilët kur shohin se gazetari që ata kanë pëlqyer shkon tek një konkurrent, nisin e shajnë dhe thonë çdo gjë të mundur për të.

Nuk besoj se ja vlen të përmendim emra gazetarësh që janë larguar ndër vite në mediat konkurrente, të cilët kanë pasur eksperienca krejt të ndryshme nga kolegu suedez.

Ajo që ja vlen të përmendet, besoj unë, është që raste të tilla nga Skandinavia e ftohtë, të na shërbejnë për të ftohur mendjet tona të nxehta shqiptare ; për të respektuar njerëzit e punës publike dhe informimit publik kudo ku ata kontribuojnë. Bota sot është aq e vogël dhe jeta është aq e shkurtër sa nuk ja vlen ta kalojmë me mëri e xhelozi sepse ka vend për të gjithë.

Edhe Europa ku duam të integrohemi prej gati 30 vjetësh ka vend për ne. Por jo për shembuj të ndryshëm nga ky shembulli i thjeshte që ndodh rëndom në një vend Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco