U nda nga jeta studiuesi dhe profesori i gjuhës shqipe Remzi Nesimi.

U nda nga jeta studiuesi dhe profesori i gjuhës shqipe Remzi Nesimi.

12:39, 06/02/2018
A+ Aa A-

U nda nga jeta studiuesi dhe profesori i gjuhës shqipe Remzi Nesimi. Profesor Remzi Nesimi ishte një personalitet që shenjonte vlerat e një intelektuali përfaqësues jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni, por në gjithë botën shqiptare.

Gjithë jeta e tij iu kushtua gjuhës shqipe, njofton ASHSH. Kudo ku punoi: në katedrën e gjuhës shqipe në Beograd, si kryetar i shoqatës së gjuhëtarëve shqiptarë në Maqedoni, si ligjërues i shqipes në Shkup e Prishtinë, si autor tekstesh shkollore për të gjitha shkallët e arsimimit, si studiues i shqipes së njësuar dhe i dialekteve të saj, si njohës i çështjeve fonetike e leksikore të saj.

Remzi Nesimi nënshkroi në emër të intelektualëve shqiptarë n? Maqedoni dokumentin historik të njësimit të drejtshkrimit të shqipes së shkruar në vitin 1972 dhe i qendroi besnik deri në fund qëllimit fisnik të shprehur në kredon "Një gjuhë, një komb".

Me ndarjen nga jeta të prof. Remzi Nesimit bota intelektuale shqiptare humbi një personalitet të çmuar, gjuha shqipe e njësuar një advokues të shkëlqyer dhe bota akademike një veprimtar të dalluar.

Akademia e Shkencave i shpreh familjes, miqve dhe kolegëve ngushëllimet më të thella. I paharruar emri dhe vepra e Tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco