Çmimi i letërsisë nga BERZH/ Ismail Kadare në garë me librin ‘Kamarja e turpit’

Çmimi i letërsisë nga BERZH/ Ismail Kadare në garë me librin ‘Kamarja e turpit’

16:33, 05/02/2018
A+ Aa A-

Shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare është përzgjedhur ndër 6 shkrimtarët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë.

Në këtë garë, Kadare garon me librin “The Traitors Niche” ose në origjinal “Kamarja e turpit”.

Përveç tij, të nominuar janë edhe shkrimtarët Amos Oz, Mathias Enard, Samanta Schëeblin etj.

Libri është shkruar ndërmjet viteve 1974 – 1976 dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19.

Është viti 1882 dhe personazhi kryesor është pashai ballkanik Ali Pasha, që lëngon i palumtur në krahët e Perandorisë Osmane.

Ali Pashë Tepelena, drejtuesi rebel i shqiptarëve kundërshton përqendrimin e qeverisjes në Kostandinopojë.  13 vite më herët, në vitin 1809 Ali Pasha ka ndihmuar Lord Bajronin me strehim, me ëmbëlsira dhe me sherbet të sheqertë.

Bëhet me dije se ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim akordon një çmim për letërsinë, i cili do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KristiMhamut06/02/2018 17:28

Bota e kupto makiazhen qe bo Kadareu o Kristi he te q... M.../

Shto koment

Denonco