Si u mbulua imazhi i Ahmet Zogut në kartëmonedhën shqiptare në vitin 1939

Si u mbulua imazhi i Ahmet Zogut në kartëmonedhën shqiptare në vitin 1939

08:12, 02/02/2018
A+ Aa A-

Gjatë pushtimit italian në Shqipëri u prodhuan një seri kartëmonedhash e mes tyre kishte edhe një kartëmonedhë provizore, e cila kishte si qëllim që t’i jepte kohë italianëve që të përgatisnin modelin e ri të saj. Në atë periudhë, kartëmonedhat mbanin figurën e Ahmet Zogut dhe ndryshimi që duhej bërë ishte fillimisht vizual.

Në kushtet e pushtimit, do të ishte e pafavorshme për italianët që kartëmonedha të mbante figurën e mbretit të arratisur. Ambasadori amerikan në Tiranë në dokumentet e atyre viteve shkruan se për të hequr figurën e Zogut nga qarkullimi u mblodh dhe u tërhoq e gjithë kartëmonedha shqiptare dhe u rihodh në treg pasi fytyra e Zogut u fshi prej saj, shkruan scan.tv.

    Kartëmonedha 100 franga ari ishte emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926 dhe portreti kryesor ishte ai i Ahmet Zogut, sëbashku me peisazhin e urës së Gomsiqes në Pukë. Në pjesën e pasme, kartëmonedha kishte një peisazh të lumit Drin.

    Për të hequr figurën e mbretit të arratisur, italianët do të ndiqnin një praktikë që ishte ndjekur edhe më herët në vitin 1913 me pullat postare.

    Pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, ndërsa pritej printimi i pullave të postës me elementë shqiptarë, për të vijuar shërbimin do të përdoreshin pullat e periudhës osmane, të cilat u vulosën (me vulën e prodhuar në Itali) përsipër me imazhin e një shqiponje dykrenare.

    Edhe në këtë rast, praktika do të ishte e njëjtë! Kartëmonedha 100 franga e 1926 do të vulosej me imazhin e një shqiponje dykrenare. Vula me shqiponjë do të fshinte/fshihte imazhin e Zogut.

    Në këtë mënyrë, kartëmonedha do të përdorej e tillë deri në vitin 1940 kur u emetuan kartëmonedha me simbolika e imazhe të tjera.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco