31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor 'Kërkimet e Shqiptarëve'

31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor 'Kërkimet e Shqiptarëve'

10:38, 31/01/2018
A+ Aa A-

Në numrin e 31 janarit 1911, gazeta “Shqypeja e Shqypnisë” që dilte në Sofje, botoi memorandumin me titull “Kërkimet e Shqyptarëve”, të firmosur nga krerët e luftimeve kundër pushtimit osman. Në të thuhej se shkaku që shqiptarët dalin në mal, është pozita e padurueshme nën sundimin turk.

“Ne, theksohej në memorandum, nuk kemi dalë nëpër male për me vra e për me ç’veshë njerëzit, as me rrëmbye pasurinë e tyre, qëllimi ynë është ti rrëfejmë botës së qytetëruar se nuk jemi të kënaqur nga sundimi osman dhe protestojmë kundër tij”.

Kryengritësit shqiptarë kërkonin amnisti politike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, vetëqeverim administrativ, liri personale dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Ka rëndësi të thuhet se kërkesat u botuan edhe në disa organe shtypi europiane. /qmksh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco