I burgosuri: Flemë si sardelet, nevojën e bëjmë në gavetën e bukës Foto arkiv

I burgosuri: Flemë si sardelet, nevojën e bëjmë në gavetën e bukës

11:02, 30/01/2018 Nga Kastriot Dervishi
A+ Aa A-

Studiuesi Kastriot Dervishi ka nxjerrë nga arkiva, letrën e një të burgosurit në vitet 1956 në Tiranë, ku tregohen kushtet e tmerrshme në të cilat jetonin me vite ata. Ndër të tjera, Petraq Ç. tregon se detyrohen të bëjnë nevojën në gazetat e ushqimit.

"Një informacion për burgun nr.2 të Tiranës, sot te rruga “Mine Peza”, i vitit 1956 - shkruan Dervishi. -  Një i dënuar ankohet për kushtet e vështira të jetesës, si fjetjen në një dhomës të 50 personave, si dhe e mosdhënies së kushteve me fillestare të jetesës.

Në letrën e gjatë flet edhe për mënyrën e kryerjes së nevojave personale. Gaveta, një lloj ene alumini që shërbente për ushqimin vetjak, sipas këtij tregimi përdorej edhe për funksione të tjera.

Letra dyfaqëshe me shkrim dore është përmbledhur në tekstin bashkëlidhur. Kur në Tiranë ishin të tilla kushte, përfytyroni si mund të ishin ato jashtë kryeqytetit."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco