FOTOLAJM/ Kulla 'Eiffel' e mjeshtrit të drurit nga Durrësi

FOTOLAJM/ Kulla 'Eiffel' e mjeshtrit të drurit nga Durrësi

08:24, 30/01/2018
A+ Aa A-

Ahmet Lila, një nga punuesit më të talentuar të drurit në Durrës po nxjerr nga duart e tij një tjetër vepër mjaft të arrirë.

I njohur nga të gjithë durrsakët si mjeshtri i punimit të varkave prej druri, tashmë ka marrë përsipër një tjetër punim të komplikuar.

Kulla “Eiffel”, simboli i Parisit, ka marrë formë dhe tashmë është drejt fundit.

Me durimin që e karakterizon, mjeshtri Lila ulet çdo mëngjes në prangun e shtëpisë së tij modeste dhe vijon me këmbëngulje punën artistike.

Një pjesë e qindra veprave të punuara ndër vite janë shitur në mbarë Shqipërinë, madje edhe jashtë saj.

Nëse kalon për herë të parë në rrugicën pas serave në Durrës, nuk mund të mos të të tërheqin vëmendjen punimet e Lilës dhe të ndalesh disa sekonda të sodisësh mjeshtrit që i jep formë ditë pas dite drurit, shkruan portalidurreslajm.

Nëse kalon vazhdimisht, sheh si marrin formë nga duart e arta të Lilës punimet artistike dhe magjepsesh nga durimi, përulësia dhe talenti i këtij mjeshtri fjalëpak.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco