Kuksiania e vogël, ndihmon familjen me punët e fshatit, mahnit jurinë e 'The Voice of Albania'

Kuksiania e vogël, ndihmon familjen me punët e fshatit, mahnit jurinë e 'The Voice of Albania'

14:03, 28/01/2018
A+ Aa A-

Në një nga emisionet më të ndjekura siç është “The Voice of Albania”, ku fëmijët shfaqin aftësitë e tyre,  ka marrë pjesë edhe një vogëlushe nga Kukësi, Daniela 13- vjeçare.

Daniela Toçe jeton me motrat dhe vëllanë e saj me gjyshërit në qytet ku vijon klasën e shtatë, por në fundjavë ajo shkon në mal tek prindërit dhe i ndihmon ata me bagëtinë dhe me punët në bujqësi.

Me ëmbëlsinë e saj dhe përkushtimin, me dashurinë për punën që e vogël, e rritur në varfëri, por e mbështetur fuqimisht nga një familje e dashur, Daniela ka kultivuar një zë brilant. 

Daniela u paraqit me këngën "Me ty" të Elvana Gjatës dhe zëri i saj plot emocion bëri që të fitojë zemrat e jurisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni 28/01/2018 18:01

bravo

Shto koment

Denonco