Dokument/Ja sa ushtarë u vranë në luftën italo-greke...

Dokument/Ja sa ushtarë u vranë në luftën italo-greke...

23:29, 23/01/2018
A+ Aa A-

Studiuesi Kastriot Dervishi ka reaguar në lidhje me luftën Italo-Greke duke e sjellë në kontekst të debatit për ushtarët e vrarë në këtë luftë.

Me anë të një statusi në Facebook, Dervishi shkruan se trupat e ushtarëve italianë të rënë në këtë luftë janë tërhequr në vitin 1958 me anë të një marrëveshjeje mes dy shteteve.

“Pretendimi i Greqisë ka qenë për kërkimin e 12-13 mijë ushtarëve të vrarë ose të ngrirë në Shqipëri. Referuar identifikimit të vitit 1985, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë Komunale raportuan ekzistencën e 2.251 varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri”, shkruan Dervishi.

Postimi i plotë i Dervishit

Italianët dhe grekët e Luftës Italo-Greke

Lufta Italo-Greke u zhvillua në tetor 1940 deri në prill 1941. Nisi si agresion i Italisë ndaj shtetit grek dhe përfundoi me ndërhyrjen gjermane në Ballkan. Për një kohë jo të vogël (14 nëntor 1940-26 mars 1941) ajo u zhvillua brenda territorit shqiptar, në të cilin vepruan 15 divizione greke dhe 27 divizione italiane.

Italianët i zhvarrosën dhe më pas tërhoqën eshtrat e ushtarëve të tyre në vitet 1958-1960, pas marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë të datës 22.11.1957. Pala italiane caktoi në delegacionin e vet gjeneralin në rezervë Domenico Bandini, kapitenin Giovani Sinici dhe priftërinjtë Don Bertozi dhe Don Morrezo, të cilët erdhën më 15.2.1958. Gjenerali italian, më parë kishte shërbyer në Shqipëri në vitet 1929-1938 në shkollën e artilerisë.

Çështja e ushtarëve grekë ngeli e zgjatur në kohë, për shkak të politikave jo të qarta të shtetit komunist shqiptar, i cili mund ta kishte mbyllur përfundimisht duke iu përgjigjur kërkesës së parë të Greqisë për tërheqjen e plotë të tyre. Pretendimi i Greqisë ka qenë për kërkimin e 12-13 mijë ushtarëve të vrarë ose të ngrirë në Shqipëri. Referuar identifikimit të vitit 1985, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë Komunale raportuan ekzistencën e 2.251 varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri. Siç edhe shihet, midis asaj që është identifikuar në terren dhe asaj që pretendohet, ka luhatje të mëdha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco