Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Festivali i filmit shqiptar ‘SWIKOS’ nga Bazeli në Prishtinë

Festivali i filmit shqiptar ‘SWIKOS’ nga Bazeli në Prishtinë

15:01, 08/10/2016
A+ Aa A-
Pjesëmarrës në festival do të jenë 14-të filma nga 14-të shtete, derisa ky është viti jubilar i festivalit

Festivali i filmit shqiptar “SWIKOS”, i cili mbahet në Bazel të Zvicrës, tash e disa vite, në mesditën e së premtes zbarkoi në kryeqytet për të shënuar 10-të vjetorin e festivalit.

Përfaqësuesit e festivalit, të cilit kishin ardhur nga Zvicra, kishin zënë vend në kinemanë ABC, ku do të mbanin konferencë për medie. Të ftuar për të festuar këtë vit jubilar të festivalit ishin ftuar edhe producentë e aktorë që janë pjesë e këtij festivali dhe të gjitha evenimenteve që ndodhin në Kosovë, shkruan ‘kultplus.com’.

Isa Kurteshaj, producent i festivalit, i cili ishte edhe nikoqir i kësaj konference, tregoi se ky festival tanimë tradicional dhe prestigjioz ka për synim shfaqjen e filmave kosovarë dhe kulturës kosovare edhe në shtete të tjera e jo vetëm në Zvicër.

“Deri këtë vit festivali e ka pasur një program i cili vazhdimisht ka vazhduar t’i shfaq filmat konkurrent, ndërsa nga ky vit do të kemi disa ndryshime edhe pse jo me nuanca të mëdha, por me tendencë që festivali të ndërkombëtarizohet më shumë se që ka qenë”, ka thënë Kurteshaj. Sipas tyre në festival do të hyjnë edhe 14 shtete të tjera të filmave konkurrent, kështu që Kosova tani e tutje do të jetë konkurrente në film së bashku me 14 shtete të tjera, e jo vetëm me filmat zviceran.

Drejtori i festivalit, Florim Brajshori tha që ky vit jubilar i festivalit është shumë i rëndësishëm për ta. “Pikërisht në Kosovë kemi filluar të bëjmë promovimin e festivalit sepse këtu ka lind edhe ideja dhe sot kemi ardhur të shpalosim punën tonë dhjetëvjeçare dhe të falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e festivalit”, ka thënë Brajshori. Pjesëmarrës në festival do të jenë 14-të filma nga 14-të shtete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco