Muzika në zi/ Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare rreperi i njohur

Muzika në zi/ Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare rreperi i njohur

15:07, 20/01/2018
A+ Aa A-

Reperi Fredo Santana ka vdekur në moshën 27 vjeçare.

Reperi amerikan Fredo Santana, emri i vërtetë i të cilit është Derrick Coleman, raportohet ka ndërruar jetë.

Njoftimin e ka bërë të ditur miku i tij, i ngushtë, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se si erdhi deri tek vdekja e tij.

Miqtë dhe kolegët e tij kanë shkruar telegrame ngushëllimi për reperin, në mesin e tyre edhe Drake i cili përmes një fotografie ku shihen të dy së bashku, ai shkroi “Prehu në paqe, Santana”.

Fredo ka lindur në Çikago dhe kishte publikuar mixtape-in e tij të parë, “It’s A Scary Site”, në shtator të vitit 2012, ndërsa albumi i tij debutues, “Trappin Is not Dead”,  doli në tetor 2013.

Ylli kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj në muzikë, përfshirë Drake, Kendrick Lamar, Soulja Boy dhe Migos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco