Me kë e ka Laert Vasili: 'Lëpitkë e atyre që u drejton pyetjen 'A më shkon karr-ikja?'

Me kë e ka Laert Vasili: 'Lëpitkë e atyre që u drejton pyetjen 'A më shkon karr-ikja?'

14:45, 17/01/2018
A+ Aa A-

"Po të drejtohem ty, që tashmë na hedh kapellën mbi sy! Teatri nuk është kafeneja e lagjes! Nuk ka lidhje as me kazanin e çorbës së prishur që ti veçanërisht vazhdon ta ofrosh ashtu si të vjen ty për mbarë : “Se hajt mo dur-dur vin t’keqen moma ty!”

Mbështetësit, adhuruesit nuk janë “fanaticsat” dhe as huliganet! Nuk rekrutojmë shoqet tona për të hedhur baltë mbi të tjerët dhe për të ngritur në piedestal punën tonë! Por edhe kur e bën, ki kujdes mos u vetëdemasko duke dalë edhe foto me to! Sepse e vërteta del herët a vonë!

Sigurisht edhe ti je produkt i mentalitetit të bandave, të shantazheve, të truprojeve që në shqipen tënde quhen “badigarda”, të cilët janë të gatshëm të kërcënojnë këdo që prek gjenialitetin tënd analfabetik!

Viruset do kalojnë njësoj si edhe ky grip toksik! Ashtu edhe ti do kthehesh në lëpitkën e atyre që u drejton pyetjen: “A më shkon karrikja!” 

P.S. Fjala e fundit në rastin tënd është e përbërë!"

(Mesazh i publikuar sot në Fb nga aktori i njohur Laert Vasili)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco