Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

FOTO /ZYRTARE! Ja kush e zëvendëson Sokol Ballën tek Top Channel

FOTO /ZYRTARE! Ja kush e zëvendëson Sokol Ballën tek Top Channel

23:31, 15/01/2018
A+ Aa A-

Sapo u mësua lajmi se Sokol Balla është larguar nga Top Channel, filluan të lakohen emrat e parë për zëvendësimin e tij. Endri Xhafo, gazetari dhe moderatori që mori postin e Ballës në departamentin e informacionit, ishte i pari emër që u mendua se mund ta zëvendësonte edhe në programin politik të të enjteve. Por shumë shpejt, Xhafo ra poshtë për t’u lënë vend dyshimeve të tjera.

Deri sot, kur Top Channel flet zyrtarisht. Të enjteve, është  pikërisht Ylli Rakipi (një prej të përfolurve të tjerë) ai që me programin e tij ‘Të Paekspozuarit’ do të garojë në primetime me Sokol Ballën në Vizion Plus.

Të paekspozuarit do të nisë transmetimet në Top këtë të enjte, më 25 janar. Programi do të ketë profil politik, ekonomik dhe social.  Personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar do të bëhen objekt diskutimi dhe debati në një panel me emra të njohur të gazetarisë shqiptare. /Class.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco