Denoncimi/ Dyfytyrësia e Gëllçit gjobë gazetares, por nuk dënon dhunën e drejtorit të orkestrës

Denoncimi/ Dyfytyrësia e Gëllçit gjobë gazetares, por nuk dënon dhunën e drejtorit të orkestrës

21:06, 15/01/2018
A+ Aa A-

Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për të gjobitur me gjysmën e pagës gazetaren Anduena Llabani, vetëm pse kjo e fundit përmendi emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Rama, ka sjellë reagime të forta.

Kanë qenë të shumta reagimet qoftë ato politike, qoftë ato qytetare. Ndërkohë që në redaksinë e Syri.net, ka mbërritur një denoncim, i cili e konsideron si dyfytyrësi sjelljen e Gëllçit.

Sipas denoncuesit, Gëllçi në njërën anë dënon gazetaren Llabani, dhe nga ana tjetër kërkon rikthimin në punë të drejtorit të orkestrës së RTSH-së, Sokol Toto, i cili dhunoi barbarisht orkestrantin Briken Burgija.

Ja denoncimi i mbërritur në Syri.net:

Thoma Gellci nderkohe qe merr mase me heqjen e gjysmen se pages per gazetaren Anduena LLaban.Por Thoma Gellci ne rastin e ushtrimit te dhunes nga drejtori orkestres Sokol Toto deri ne pergjakje dhe thyerjen e hundes se orkestrantit Briken Burgija(Cornist)Gellçi kerkon me ç'do kusht rikthimin ne pune te drejtorit te orkestres dhunuesin Sokol Toto.

Orkestranteve te orkestres simfonike te RTSH-se po ju behet presion shume i madh nga drejtoria qe te ripranojne Sokol Toton dhunuesin.

Imagjinoni per nje çast Cesk Zadejen,Tonin Harapin,Abdullah Grimcin,Robert Radojen,Limos Dizdarin,Gjon Simonin,Zhani ciko,spartak Tilin si ish drejtore te orkestres simfonike te RTSH-se te kene pergjakur dhunuar apo thyer hunden e orkestrantave te orkestres se RTSH-se.

Eshte dyftyresi dhe jane dy qendrime ekstreme.Anduena LLabanit i mbahet gjysma e rroges mujore vetem se ka shprehur mendimin e lire ne nje media tjeter ndersa drejtori i orkestres Sokol Toto i cili pergjak dhunon dhe i thyen hunden ne mes te dites mu perpara kamerave te RTSH-se rikthehet ne vendin e punes.

Cfare pritet tjeter te ndodhe ne koridoret e RTSH-se qe Thoma Gellci te marre masen e largimit nga puna.sokol Toto.

Me date 26 Dhjetor 2017 ora 11.00 perpara deres se Studios se Orkestres simfonike te RTSH-se krejte papritur godet,pergjak dhe i thyen hunden instrumentistit Briken Burgija.

Vetem pezullim.

Tani eshte pergatitur terreni qe dhunuesi sokol Toto te rikthehet ne pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco