55 vjet nga baleti i parë shqiptar 'Halili dhe Hajria'

55 vjet nga baleti i parë shqiptar 'Halili dhe Hajria'

11:27, 14/01/2018
A+ Aa A-

U mbushën 55 vjet nga premiera e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” një ngjarje për kulturën shqiptare. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë.

Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë, shkruan gazetashqip.

Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi. Në vitin 2003 ky balet u vendos në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga Agron Aliaj. Në rolin e Halilit interpretoi Ilir Kerni, i cili u ftua posaçërisht për këtë vepër. Një tjetër premierë e kësaj vepre ka qenë në 60-të vjetorin e TOB nën koreografinë e Arjan Sukniqit.

    Në këtë rivënie u ngjitën në skenë për të përshëndetur dhe protagonistët e premierës së parë të kësaj vepre që ishin ende gjallë. “Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Subjekti është mbështetur në dramën me të njëjtin emër të Kol Jakovës dhe pak a shumë tregon për qëndresën e malësoreve kundër shtypjes otomane në Shqipëri.

    Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi ) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

    Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj kjo vepër është luajtur mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco