Nesër, homazhet dhe përcjellja e fundit e korifeut të skenës, Rexhep Çelikut

Nesër, homazhet dhe përcjellja e fundit e korifeut të skenës, Rexhep Çelikut

09:39, 12/01/2018
A+ Aa A-

Homazhet në nder të korifeut të skenës shqiptare, Rexhep Çelikut, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së premtes, do të zhvillohen nesër në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 - 13:00. Pas homazheve, do të bëhet përcjella e tij për në banesën e fundit.

Teatri i Operas dhe Baletit shpërndau sot në rrjetet sociale këtë mesazh:

Lamtumirë korifeu i skenës, "shqiponja" e valles shqiptare, “Nderi i Kombit” - Rexhep Çeliku.

Në mënyrë të parakohshme, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valles shqiptare, Rexhep Çeliku.

Pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën luftonte prej vitesh, kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor, u shua në shtëpinë e tij në Tiranë rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të “Nderit të Kombit”, Rexhep Çelikut!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco