Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Armët sekrete të James Bond janë përdorur në Shqipëri, nga 'valixhja' e drunjtë deri tek lapsi vrasës

Armët sekrete të James Bond janë përdorur në Shqipëri, nga 'valixhja' e drunjtë deri tek lapsi vrasës

13:16, 11/12/2017
A+ Aa A-

"Seriali Agjenti 007 është nga më të ndjekurit dhe më të dashurit e të apasionuarve pas shërbimeve sekrete dhe aventurave. Shkruesi i novelave të James Bond, Ian Fleming, punoi në shërbimet sekrete britanike dhe amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Agjenti 007 nuk do të kishte këtë famë pa armët dhe pajisjet e rralla që ai përdor për të shpëtuar shpesh nga situata të vështira.

Kështu thuhet në një shkrim të publikuar në mediat nga studiuesi Erald Kapri e që vijon si më poshtë: 

Gjatë luftës u prodhuan në fshehtësi shumë armë sekrete nga britanikët dhe amerikanët që kryesisht u përdorën për luftën guerrile dhe në prapavijë kundër gjermanëve. Këto armë sekrete ishin frymëzimi që Fleming të shkruante novelat për agjentin 007. Por shumë prej këtyre armëve janë përdorur edhe në Shqipëri, madje disa prej tyre u janë falur prijësve lokalë shqiptarë.

Në librin “Sekretet e Luftës” gjenden detajet e plota të shumë prej aksioneve ushtarake dhe të spiunazhit që britanikët ndërmorë në Shqipëri në vitet 1943 dhe 1944. Shumë prej këtyre armëve gjenden sot në muzeun perandorak të luftës në Londër dhe publiku i gjerë mund të njihet me armët sekrete të luftës. Ky është një automatik amerikan i prodhuar në vitin 1942, Njihet si prototipi UD M42. Shumë pak armë të tilla u prodhuan dhe kjo armë nuk u bë standarde për ushtrinë amerikane. Po ashtu por dizajni i saj nuk iu dha hua askujt. Kjo armë përdorej nga oficerët britanikë në Shqipëri e cila të jepte siguri në luftimet ndaj armikut. 

Një armë të tillë, oficeri britanik Dejvid Smajli ia dhuroi Baba Faja Martaneshit, një nga prijësit kryesorë të partizanëve në tetor 1943. Ai fotografoi Baba Fajën, i cili pas kësaj dhurate nuk e fshihte dot gëzimin.

Sten Gun ishte një automatik i lehtë që përdorej me mjaft lehtësi me karikator anash. Ai u dizenjua nga disa inxhinjerë polakë në Britani dhe filloi të përdorej gjatë luftës nga agjentët britanikë në terren. Një prej këtyre armëve ata ia falën në Shqipëri Dule Bej Alimanit, nga Lura i cili po ashtu ka pozuar për aparatin e Dejvit Smajlit. Agjentët britanikë gjatë luftës në Shqipëri mbanin me vetë gjithnjë një valixhe dore, që në pamje të parë duket si valixhe për mjete pune apo për rroba. Por në fakt ajo valixhe mbante pajisjen e radios që ata komunikonin përtej detit me komandën e tyre. Kjo shpikje, nga më interesantet, ishte tepër e përdorur në Shqipëri. Këtu është oficeri britanik Devis që po raporton me radio nga fshati Mukje në gusht të vitit 1943. Ai përdor të njëjtën valixhe sekret me radion speciale. Lapsi vrasës ishte një tjetër gjetje e shërbimeve sekrete. Brenda një lapsi të vogël gjendej një thikë vdekjeprurëse, e cila në rast rreziku mund të të shpëtonte jetën. Me dorë thyhej maja e lapsi e më pas ai kthehej në një armë të vërtetë. Pistoleta e heshur u prodhua për shërbimet sekrete për të kryer vrasje në distantë të ulët pa zhurmë. 

Pistoleta vrasëse Uelrod u prodhua për të kryer vrasje pa u ndier. Ajo është tepër e vogël dhe duket si një tub, që ka një buton sipër për një plumb të vetëm. Pistoleta Ualther PKK ishte e preferuara e James Bondit, kjo për shkak se është tepër efektive, e vogël dhe nuk bllokohet. Por kjo pistoletë ishte mjaft e përdor nga agjentët sekret të ushtrisë britanike gjatë luftës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco