Ndërroi jetë një ditë më parë, jetëshkrimi i historianit të njohur shqiptar

Ndërroi jetë një ditë më parë, jetëshkrimi i historianit të njohur shqiptar

10:04, 10/12/2017
A+ Aa A-

Një ditë më parë ka ndërruar jetë historiani Kristaq Prifti anëtar i Akademisë së Shkencave.

Ai vdiq në moshën 85-vjeçare. Prifti ishte një historian i njohur, specialist i periudhës së Rilindjes Kombëtare, orientalist, me veprimtari drejtuese në institucionet akademike-universitare.

I ndjeri Kristaq Prifti u lindi në Berat më 21 janar 1932, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studimet e larta në fushën e historiografisë i përfundoi në Moskë. Pas kthimit në atdhe punoi si mësimdhënës në Universitetin e Tiranës. Ishte një prej profesorëve themelues të këtij universiteti, ku kreu disa detyra, si përgjegjës i katedrës së historisë, zëvendësdekan dhe dekan. Që nga viti 1982 ka qenë kërkues shkencor në Institutin e Historisë dhe në vitet 1991-1993 drejtor i tij. Përveç mësimdhënies në UT, Kristaq Prifti ka mbajtur ligjërata edhe në Universitetin e Prishtinës.

Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore në Akademinë e Shkencave të Kristaq Priftit, në kuadër të historisë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar, janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Në dekadat e fundme veprimtaria e Kristaq Priftit u shtri edhe në historinë e Kosovës në shek. XX, sidomos në zhvillimin demografik të saj. Kërkimet e tij në këto fusha janë përmbyllur me studime të plota monografike, disa prej të cilave, sipas rendit kronologjik, janë:

• Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare (bashkautor, 1968, 1978, 2004);

• Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881 (1978);

• Lidhja Shqiptare e Pejës; lëvizja Kombëtare 1896-1900 (1984, 2002;

• Historia e Shqipërisë, vëllimi II (drejtues shkencor, 1984);

• Dr. Ibrahim Temo: jeta dhe vepra (1987, 1993, 1996);

• La Ligue Albanaise de Prizren, vol. I (bashkëpërgatitës, 1988);

• Historia e popullit shqiptar, vëll. II (bashkautor e drejtues shkencor, 2002) dhe vëll. III (bashkautor e drejtues shkencor 2007);

• Popullsia e Kosovës (2014).

Akademik Kristaq Prifti ka dhe kontribute të tjera të vlerësuara nga bota e dijes si bashkëpërgatitës dhe bashkëredaktor i disa vëllimeve me dokumente e studime, si:

Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit (1972);

E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi (shqip e anglisht, 1984);

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco