Piktura e Leonardo Da Vinçit prej 450 milionë dollarësh, në muzeun madhështor të Abu Dhabit “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i Botës

Piktura e Leonardo Da Vinçit prej 450 milionë dollarësh, në muzeun madhështor të Abu Dhabit

09:35, 07/12/2017
A+ Aa A-

Një pikturë 500 -vjeçare e Krishtit që besohet se është pikturuar nga Leonardo Da Vinçi do të vendoset në Luvrin e Abu Dhabit, njoftoi muzeumi.

MuzeU i ri që sapo është inaguruar, më 8 nëntor 2017,  e ka bërë njoftimin në Twitter, njofton BBC, pa specifikuar nëse e kishte blerë pikturën në ankand këtë muaj, përcjell Syri.net.

Lajmet e mediave thonë se është blerë nga princ saudit.

Vepra e njohur si “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i Botës) u shit në Nju Jork për një shifër rekord prej 450 milionë dollarësh. Ai ishte çmimi më i lartë i ankandit dhënë për ndonjë vepër arti.

Blerësi i paidentifikuar ishte përfshirë në ankandin që zgjati rreth 20 minuta me anë të telefonit.

"The New York Times” njoftoi se ajo ishte blerë nga princi saudit Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, duke cituar disa dokumenta që kishte shqyrtuar.

Leonardo da Vinçi vdiq në 1519-ën dhe la rreth 20 piktura. "Salvator Mundi" që besohet të jetë piktuar rreth vitit 1505 është e vetmja pikturë në duart e një privati./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco