Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë: Evropa s’do ketë kurrë paqe nëse Shqipëria është e fragmentuar

Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë: Evropa s’do ketë kurrë paqe nëse Shqipëria është e fragmentuar

09:09, 25/11/2017
A+ Aa A-

Nga: Aurenc Bebja, Francë

Gazeta politike franceze, ‘Le Radical’, ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1912, në faqen nr 3, intervistën e Ismail Qemalit dhënë për gazetën austriake, ‘Neue Freie Presse’. Lideri shqiptar ka folur për pavarësinë e Shqipërisë, për aleatët e saj, si dhe për marrëdhëniet me fqinjët. Ai nuk ka nguruar të paralajmërojë Evropën për rrezikun me të cilin do të përballej nëse copëtoheshin tokat shqiptare.

Në vijim do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat-Albania”:

“Vjenë, 8 Nëntor 1912: La Nouvelle Presse Libre (Neue Freie Presse) ka botuar në Vjenë intervistën e liderit shqiptar, Ismail Qemali:

Image

Pushtuesit e tanishëm do të bënin një gabim të madh nëse do të dëshironin të zgjeronin kufijtë e tyre mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata kurrë nuk do të pranojnë një fat të tillë, dhe Evropa nuk do të jetë kurrë në paqe në qoftë se Shqipëria është e fragmentuar. Nëse territoret e pushtuara nga shtetet ballkanike janë tashmë të pavarura nga Turqia, Shqipëria gjithashtu e ka në zemër të bëhet një shtet i civilizuar, dhe duke pasur parasysh se ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo e fundit do të mund të përdorë portet tona për tregtinë e saj. Malësorët luftojnë kundra Turqisë, jo për Malin e Zi, por për pavarësinë e Shqipërisë.

Në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, Ismail Qemali ka deklaruar:

“Ne duam të mbajmë raporte të mira me Austro-Hungarinë dhe Italinë, me qëllim që këto dy shtete të favorizojnë zhvillimin tonë intelektual dhe ekonomik. Një shtet i vogël ka nevojë të mbështetet tek më të mëdhenjtë, dhe kjo mbështetje në dy fuqitë aleate të Adriatikut është e qartë. Monarkia e madhe fqinje do të ketë vetëm përfitim nga një Shqipëri e pavarur”.

Burimi:https://www.darsiani.com/la-gazette/neue-freie-presse-8-nentor-1912-intervista-e-ismail-qemalit-ne-vjene-per-pavaresine-e-shqiperise/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco