Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Më 23 nëntor 1700 Papa Klementi XI u ul në fronin e shën Pjetrit

Më 23 nëntor 1700 Papa Klementi XI u ul në fronin e shën Pjetrit

14:57, 24/11/2017
A+ Aa A-

Më 23 nëntor 1700 Papa Klementi XI u ul në fronin e shën Pjetrit. Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani, me origjinë shqiptare, më 23 nëntor 1700, do ulej në fronin e Shën Pjetrit në udhëheqje të Kishës Universale.

Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në Urbino të Italisë, kreu shkollimin e plotë në Romë e, falë aftësive të tija, iu besuan shumë shpejt misione e detyra shkallët e larta kishtare: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit (23 nëntor 1700).

Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit, të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një rrezik tjetër: atë të pushtimit turk. Dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke dendësuar veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.

Në fushën e ndihmesës për atdheun e të parëve, krenar për prejardhjen shqiptare, u interesua nga afër për fatet e vendit, organizoi 14 janar 1703 Kuvendin e Arbënit në Mërçi të Lezhës dhe botoi Aktet e tij në shqip e latinisht, kontribut i madh për përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare, hap i parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të një populli që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, duke pritur padurueshëm, një rreze drite, që t'ia ndriçonte shtegun drejt lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco