Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kur artisti rebel Aleksandër Lalo u përplaste në fytyrë të vërtetën dhe injoronte, 3 ministre të Ramës

Kur artisti rebel Aleksandër Lalo u përplaste në fytyrë të vërtetën dhe injoronte, 3 ministre të Ramës

11:03, 20/11/2017
A+ Aa A-

Në fund të muajit Prill të këtij viti pikërisht më datën 27, kur kompozitori i madh shqiptar Aleksandër Lalo festonte edhe ditëlindjen e fundit të tij, 68 vjetorin, gjatë një aktiviteti për ligjin e pronësisë intelektuale ndodhi një “incident”, i cili u duartrokit nga gjithë opinion pas publikimit.

Kompozitori i njohur në vetëm 2 minuta u tregoi vendin dhe u zbuloi falsitetin 3 ministreve të kabinetit Rama; asaj të kulturës Mirela Kumbaro, Milva Ikonomit të Ekonomisë dhe Milena Haritos së Inovacionit.

Fillimisht në këtë aktivitet folën 3 ministret, të cilat duke mos marrë asnjë përgjegjësi vazhduan me retorikën e shefit të tyre të madh, duke fajësuar qeveritë e mëparshme për gjendjen katastrofike ku vazhdojnë të punojnë artistët shqiptarë.

Kompozitori Lalo i cili  përgjatë gjithë karrierës së tij është njohur për shpirtin antikonformist dhe rebelizmin ndaj administratave burokratike dhe mediokre, e ka marrë fjalën menjëherë pas tre ministreve dhe ka shprehur hapur  pakënaqësinë, jo vetëm për këtë ligj por edhe për politikat shkatërruese, që po përdor qeveria në kulturë.

“Nuk na intereson e shkuara, se krahasimet i bëni gjithmonë duke futur politikën brenda. Nuk na duhet çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi im, se do të shkoj të bëj drekën”, ju përplasi në fytyrë Lalo tre ministreve të Ramës.

 Menjëherë këtij fjalimi të shkurtër por që tha shumë, kompozitor në shenjë proteste dhe revolte u largua nga salla.

Ministrja Mirela Kumbaro e zënë ngushtë nga kjo mënyrë e të thanit të së vërtetës, këmbënguli që ta kthente në sallë duke i thënë që të priste përgjigjen. Por Lalo në ikje e sipër me të njëjtën përbuzje ja ktheu: “Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete…”.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

stavri20/11/2017 15:57

Ndaj ishte njeri i madh tha mendimin e vete iku, delet rrine aty presin tundin koken

Shto koment

Denonco