Përcillet me homazhe për në banesën e fundit, kompozitori i madh Aleksandër Lalo

Përcillet me homazhe për në banesën e fundit, kompozitori i madh Aleksandër Lalo

08:45, 20/11/2017
A+ Aa A-

Kompozitori i madh Aleksandër Lalo, i cili u nda befasisht nga jeta dje, do të përcillet sot me homazhe për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH-së në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 ai do të përcillet për në varreza.

Lalo, 68 vjeç, ndërroi jetën të dielën në mbrëmje pas një ataku kardiak në një prej spitaleve të Tiranës, njofton RTSH. Televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor “C’est la vie” ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti për humbjen e kompozitorit të shquar.

Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë. Duke filluar nga viti 1972 ai ishte autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare. Në fondin e arkivit muzikor të RTSH gjenden shumë prej veprave të kompozitorit. Për kontributin e tij Aleksandër Lalo është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco