Aleksandër Lalo ishte në ‘transmetim’ kur ndërroi jetë, Tv Klan ndërpret spektaklin

Aleksandër Lalo ishte në ‘transmetim’ kur ndërroi jetë, Tv Klan ndërpret spektaklin

22:18, 19/11/2017
A+ Aa A-

Arti sot është në zi pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo në moshën 68-vjecare.

Në kohën kur është raportuar për vdekjen e kompozitorit mijëra shikues po e ndiqnin atë “live” në programin e së dielës në TV Klan.

Por duket se programi ka qenë i regjistruar dhe pas marrjes së lajmit, Tv Klan e ka ndërprerë spektaklin.

“Po e nderpesim spektaktin pas ndarjes se papritur nga jeta te Aleksander Lalos. Ne shenje respekti Tv klan nuk do ta transmentoje spekaklin sot. Kjo puntate ishte e regjistuar dy dite me pare dhe kompozitori Lalo ishte pjese e jurise qe nga java e pare” tha në një ndërhyrje direkte Reis Çiço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco