'Malësorët shqiptarë duken si balerina me mustaqe' Nga koleksioni i Marubit

'Malësorët shqiptarë duken si balerina me mustaqe'

13:58, 19/11/2017
A+ Aa A-

Andrzej Stasiuk, njëri prej shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë të Polonisë, përshkruan vizitën e tij në Muzeun Marubi në Shkodër. 

Pietro Marubi ishte piktor dhe italian. Ai u bë fotograf dhe shqiptar. I angazhuar në kryengritjen e Garibalit, ai pas shtypjes së saj kapërceu Adriatikun duke ikur nga represioni dhe u shpërngul në Shkodër. Atje ndryshoi emrin në Pjetër Marubi dhe themeloi mbase dinastinë më të famshme të fotograsë artistike në Ballkan. Ai e birësoi Kel Kodhelin, e cili mori emrin e tij dhe vazhdoi punën. Më vonë edhe i biri i Kelit, Gega, bënte fotografi. Së bashku ata lanë pas njëqind e pesëdhjetë mijë fotogra të shkrepura mes viteve 1858 dhe 1950.

Po shkruaj për këtë, sepse para dy javësh isha në Shkodër dhe vizitova Muzeun e Marubit. Ai gjendet në një shtëpi të vjetër në qendër të qytetit, por është vështirë ta gjesh, sepse pamjen ia zënë godinat komuniste të betonit; mund t’i pyesësh taksistët, të cilët aty afër kanë një vend ku presin.

Prej këtyre njëqind e pesëdhjetë mijë fotograve në Muze nuk prezantohen më shumë se tridhjetë. Zyrtarja me sa duket ishte e pakënaqur me vizitën tonë. Kjo grua vazhdimisht thoshte «dy euro» dhe assesi nuk pranonte të merrte para shqiptare. Pastaj ajo u vu pas nesh thua se ishim vjedhës.

Në mbrëmje ia dolëm që në njërin nga antikuariatet e Shkodrës të blejmë dy albume me fotogra të shqiptarit italian. Marubi ishte artist dhe vizionar. Ai erdhi në një vend në të cilin askush s’bënte fotogra. Në një vend për të cilin atëbotë pothuaj askush nuk dinte gjë. Shqipëria jetonte në të kaluarën, në një shoqëri snore mesjetare dhe njëkohësisht osmane. Duke ardhur nga Italia ai mund të ketë pasur përshtypjen se po vinte nga një ardhmëri e largët, po ashtu ai ishte i pajisur me teknologjinë më të re. Mjaftonte t’i vësh përballë modernen me të lashtën dhe t’i llogaritësh saktë parametrat e dritës dhe kohës.

Në pllakat e xhamit të mbuluara me bromur argjendi shfaqeshin gura, për të cilat më e përshtatshme do të ishte piktura, një variant i pikturës së renesansës. Por, në Shqipëri s’kishte pikturë të renesansës, andaj u desh të vinte Marubi. Çfarë gura të bukura në fund të shekullit të ’19!

Burra me rrobe tradicionale me stolisje argjendi dhe ari, të ngarkuar me armë; pas rripave monstruozë qëndronin të varura kobure të shekullit të ’18, revolverë arkaikë me kapsollë dhe të zbukuruar me sedefe, kame, gjerdanë me municion pushke të kalibrit të madh. E gjithë kjo është pafundësisht burrërore, plot krenari luftëtari, ah – sa më përket mua ky është edhe një trill shovinist, por njëkohësisht ka stil, ka diçka të bëjë me dendi dhe metroseksualitet. Thua se këta malësorë kanë kaluar orë të tëra para pasqyrës në gardërobë para se të dilnin para objektivit. Sepse krahas dyfekëve, stileteve, krahas gjithë atij grumbulli hekurash të luftës ata bartin deri në pulpë fustanella të bardha shumëpalëshe – një element tradicional i veshjes. Kështu ata duken si balerina me mustaqe.

Gratë shqiptare të asaj kohe janë më pak të hijshme. Natyrisht edhe ato janë të ngarkuara me stoli, me monedha ari e argjendi, me zinxhirë, burrat nuk kursejnë për unaza, byzylykë dhe vathë, damask, saftjan, por gjithë kjo madhështi më shumë synon të tregojë pasurinë e dhuruesit se sa bukurinë e grave.

Ana femërore është e fshehur, e maskuar, e mbuluar, e mbyllur. Gratë të kujtojnë pakot e stolisura dhe pa gjini. Ndërsa burrat – ndonëse duken sikur janë të ashpër, të vrazhdë, paksa të egër, luftarak –lënë një përshtypje nazetore.

Në fotogratë e Marubit mund të shihet se si lind realiteti medial. Fotogratë janë ende të lidhura ngushtë me botën e pikturës, por ato paralajmërojnë një epokë të re. Figurat janë serioze, të pozicionuara mirë, ato janë të vetëdijshme për situatën e jashtëzakonshme, e cila paraqet shkrepjen e një portreti. Në ato kohëra një gjë të tillë ua mbante xhepi vetëm njerëzve të pushtetshëm. Nga ana tjetër vërehet dukshëm loja me shikuesin. Shumica prej këtyre «bujqve të egër malësor», të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me madhështi orientale, janë thjeshtë djem nga qyteti, të cilët kanë veshur këto kostume. Në përditshmëri ata bartin kostume europiane, ndjekin shkollat në Shkodër dhe mësojnë frëngjisht. Këtë e tregojnë tiparet ne të fytyrës dhe duart e brishta. Ndërsa ata që vërtet vinin nga malet për t’u fotografuar për herë të parë bashkë me dyfekët e tyre muzeor dhe me gratë e stolisura me bollëk, futeshin në skenën articiale të ateliesë. Me mustaqe, me fytyra që u ngjajnë mineraleve – aq shumë janë të regjura nga era dhe dielli -, ata rrinë para tablosë së maleve të pikturuara mes gurëve të renditur me kujdes dhe degëve të prera.

Kështu u desh që Garibaldi të arratiset përmes Tangarit në Amerikë, në mënyrë që Pietro Marubi të gjente veten në Shqipëri dhe shpikjen më të re europiane t’ia vë përballë asaj që ishte më e lashta në Europë. Muzeu gjendet në rrugën Muhamet Gjollesha. Mund t’i pyesni taksistët.

Nga libri: Der Stich im Herzen (Therja në zemër), botoi Suhrkamp, Frankfurt, 2015. Përktheu: E. Robelli/dialogplus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco